Kinema & TV

10 filma që padiskutim do ju mësojnë ta vlerësoni jetën

Jeta ecën shpejt dhe ne e kemi gjithmonë me nxitim për të bërë gjithçka në një ditë dhe për të qenë produktivë në të njëjtën kohë. Me kaq shumë “halle”, jo gjithmonë vëmë re gjërat dhe njerëzit e mrekullueshëm përreth nesh. Por ndonjëherë, është mirë të bëjmë një ndalesë, për t’u siguruar që gjatë ditës nuk na ka shpëtuar diçka vërtetë e rëndësishme dhe me vlerë.

Më poshtë po botojmë një listë të dhjetë filmave më magjepsës, që do ju shtyjnë të ndryshoni këndvështrimin tuaj për botën dhe të vlerësoni çdo moment në jetën tuaj.

  1. “Southpaw”

Eshtë historia e një boksieri profesist që nuk është mundur asnjëherë, Billy Hope, i cili ka absolutisht gjithçka për të qenë me të vërtetë i lumtur: një karrierë mbresëlënëse, një grua të dashur dhe një vajzë të bukur. Por, në një ditë të tmerrshme, tragjedia godet Billyn dhe familjen e tij. Ai humbet praktikisht gjithçka: gruan, vajzën dhe karrierën. Tani i duhet që të fillojë nga e para, për të rikthyer në shina jetën e tij. Ajo që e bën këtë film unik është natyra e tij e vërtetë dhe emocionalisht rrokëse; ai do ju trazojë tërësisht botën tuaj të brendshme, ju vë në vendin e heroit, dhe ju bën që të kapërceni të gjitha pengesat, bashkë me të.

2. “Everest”

Një grup alpinistësh të udhëhequr nga një instruktor me përvojë, nisin ngjitjen e tyre të fundit në majën e malit Everest. Por sa të vegjël dhe të pafuqishëm janë, kundër natyrës së fuqishme! Të ngrirë në shpatet e malit, alpinistët rikujtojnë shtëpitë e tyre të ëmbla dhe familje. Biseda e fundit e heroit me bashkëshorten e tij, do të nxisë ndjenja edhe tek shikuesit më të shkëputur emocionalisht. Gjëja e parë që do të doni të bëni pasi të shihni këtë film, është të përqafoheni me ata që i doni me gjithë zemër.

3. “Unbroken”

Lufta e Dytë Botërore depërtoi në jetën e miliona njerëzve. Ajo nuk kurseu as një atlet të Olimpiadës Verore në Berlin, Louis Zamperini. Por as një përplasje e tmerrshme avioni, as edhe një duzinë ditësh, në një trap në Oqeanin Paqësor, as vështirësitë në një kamp përqendrimi japonez nuk mund të thyejnë shpirtin, vendosmërinë, dhe shpresat e këtij heroi. Kjo histori befasuese e Zamperinit do të ju kujtojë se jeta është e bukur, dhe ia vlen për të luftuar, edhe kur të gjithë shanset janë kundër jush.

4. “The finest hour”

Filmi është i bazuar në një histori të vërtetë. Është në lidhje me një ushtar të ri në Rojet Bregdetare, Bernard Uebber, i cili është marrosur tërësisht nga një vajzë simpatike vendase, Miriam Pentinen. Të dy bëjnë plan të martohen, por, sipas rregullave, Bernie duhet të marrë leje për martesë nga komandanti i stacionit. Megjithatë, në ditën kur kërkon leje, Bernardit i caktohet një detyrë për të shpëtuar një cisternë nafte, që ndahet në gjysmë gjatë një stuhie dëbore. Ngjarjet që shpalosen në ekran të lënë absolutisht pa frymë, dhe do ju bëjnë që të peshoni, nëse do të vendosni apo jo jetët e të tjerëve, mbi tuajën.

5. “Youth”

Dy zotërinj të moshuar, Fred Ballinger dhe Mick Boyle, janë duke shijuar pushimet në një vendpushim luksoz në Alpet zvicerane. Ata reflektojnë mbi jetën e tyre, kujtojnë rininë, dhe janë jashtëzakonisht xhelozë ndaj atyre që kanë kaq shumë vite përpara për të jetuar. Por qëllimi i tyre i vërtetë është që të nxisin të rinjtë drejt arritjeve të mëdha, t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë frikën se mos bëjnë gabime, të jetojnë jetën dhe të shijojnë vitet e arta, në mënyrë që të mos kenë keqardhje kur të plaken. Është një film vërtetë i bukur, i këndshëm, dhe filozofik, për të kaluarën dhe të ardhmen, për jetën dhe vdekjen.

6. “Me and Earl and the dying girl”

Gjimnazistët amerikanë Greg dhe Earl, kurrë nuk kanë qenë gjallëria dhe shpirti i një feste, dhe gjithmonë janë përpjekur të jenë të padukshëm për të gjithë. Megjithatë, këta njerëz kanë pasionin e tyre: të bëjë parodi me filmat e tyre të preferuar klasikë. Jeta e nxënësve ndryshon radikalisht kur nëna e Gregut i detyron që të miqësohen me Rakelën, një vajzë që ka qenë e diagnostikuar me leuçemi. Megjithatë, prodhuesit e filmit nuk e kanë romantizuar sëmundjen e vajzës; ata e thënë troç – vdekja e një mikeje të ngushtë është, sigurisht, një humbje e padurueshme, por sërish mund të bëni të pamundurën për të vendosur një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, dhe ta bëni vërtetë të lumtur në vitin, muajin, apo orën e fundit të jetës.

7. “Danny Collins”

Ylli i rrokut i viteve 1970, ,Danny Collins bën maksimumin për popullaritet. Megjithatë, jeta e muzikantit ndryshon krejtësisht kur menaxheri i tij zbulon një letër të shkruar për të nga John Lennon disa dekada më parë, në të cilën, i famshmi i “Beatles” i kërkon atij, që të mos e humbasë talentin me gjëra të parëndësishme. Pas leximit të letrës, heroi (luajtur nga Al Pacino) e kupton se jeta e tij ndoshta nuk shkoi ashtu siç duhej të kish shkuar, kështu që vendos të rishikojë pikëpamjet e tij, qëndrimin ndaj familjes së tij, dhe për të gjetur një dashuri të vërtetë.

8. “Ricki and the Flash”

Filmi është në lidhje me një grua me emrin Linda, e cila lë familjen e saj për të ndjekur ëndrrën, për t’u bërë një yll roku. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të bërë një hit të madh në industrinë e muzikës, heroina (Meryl Streep) ka një shans për t’u kthyer sërish me familjen e saj. Por a do ta presë familja e saj me krahë hapur, pas kaq shumë vitesh? Historia e Lindës do ju kujtojë se çdo vendim që merrni ka pasojat e veta, dhe se një familje e dashur dhe e kujdesshme, është burimi kryesor i lumturisë sonë.

9. “Ma Ma”

Është një film dramatik spanjoll, që tregon historinë e mësueses 40-vjeçare Magda, jeta e të cilës u përmbys, krejt papritur. Ajo divorcua nga i shoqi, humbi punën, dhe u diagnostikua me kancer të gjirit. Por heroina, e luajtur nga Penelope Cruz, refuzon të heqë dorë nga lufta për jetën dhe shpresën. Është një film i mrekullueshëm, që do t’ju mësojë të shijoni çdo minutë të jetës tuaj dhe të jetoni për vete dhe për ata që ju duan shumë.

10. “Amy”

Amy është një film dokumentar që përshkruan jetën dhe vdekjen e këngëtares së shkëlqyer britanike, Amy Winehouse. Ky film prekës ofron një depërtim të thellë në jetën dhe karrierën e shkurtër të Amy Winehouse, dhe prirjen e saj për alkoolin dhe drogën, që në fund i shkaktuan vdekjen e parakohshme, në moshën 27 vjec. Ka shumë për të mësuar nga gabimet e saj: hiqni dorë nga zakonet vetë-shkatërruese, mos humbni kohë dhe ndjenja me njerëz që nuk i meritojnë, por duajeni veten dhe të vlerësoni çdo ditë të re, e cila ka gjithmonë shumë për të ofruar. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button