Your Life

10 mendime negative që zakonisht ua shkatërrojnë jetën njerëzve. Ndaj, hiqni dorë…

Screen Shot 2016-05-24 at 10.30.22

Mendimet negativë kanë gjithmonë potencialin që t’jua shkatërrojnë jetën. Ja disa prej tyre, bashkë me këshilla se si t’i zhdukni dhe zëvendësoni në mendjen tuaj.

  1. “Jeta është e padrejtë” – Ky mendim të bën ty viktimë.

Askush nuk na ka premtuar ndonjëherë që jeta do të jetë një shëtitje. E megjithatë, sa herë që jeta na jep një goditje të përkohshme, ne nxitojmë të themi se sa e padrejtë është. Jeta është shumë e drejtë, gjithmonë nëse ju i zhvendosni tërësisht paradigmat. Pjesa më e madhe e goditjeve që merrni në jetë vijnë që t’ju ndihmojnë për të mbërritur në destinacionin e fatit tuaj. Përdorini për të arritur më të mirën tuaj.

Mendimi për ta zëvendësuar: Jeta është e drejtë, dhe unë duhet të përdor pengesat për të mësuar dhe rritur.

2. “Fajin e kanë gjithë të tjerët” – Ky mendim të bën të papërgjegjshëm.

Të gjithë ndodhitë negative në jetë ndodhin si rezultat i të tjerëve. Për këta njerëz, zhvendosja e përgjegjësisë është opsioni më i kollajtë. Nëse nuk ia kalojnë partnerit apo bashkëshortit, ia kalojnë shefit. Në mos shefit, miqve. Nëse jo miqve, atëherë kolegut dhe fqinjit.

Mendimi për ta zëvendësuar: Duhet të marr përgjegjësi të plotë për të gjithë veprimet e mia në jetë.

3. “Jam rritur pa privilegje” – Ky mendim të pengon që të bëhesh një njeri që mendon për të ardhmen.

Asnjëherë nuk mund ta nisim nga i njëjti nivel. Por kjo nuk do të thotë se jeta është e padrejtë. Thjeshtë sepse dikush e nis nga një nivel më i mirë në jetë, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë probleme dhe sfida që vijnë bashkë me këtë “avantazh”. E vërteta është se të gjithë kemi pengesa për të kapërcyer – pavarësisht se ku e fillojmë në jetë. Me thënë të vërtetën, pikënisja nuk ka rëndësi. I rëndësishëm është rrugëtimi dhe destinacioni.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Jeta është privilegj dhe unë do të lundroj mespërmes pengesave, pavarësisht se ku e kam nisur.

4. “Mosarritja është baraz me dështim” – Kjo shprehje të kufizon shpërthimet.

Në jetë do ketë dështime. Qoftë në shkollë, në punë apo në biznes – ti përpiqesh të bësh gjëra të caktuara, dhe ato dështojnë. Fatkeqësisht, ne nuk e dimë se cili është racioni ynë i dështimeve. Do të ishte shumë mirë ta dinim, por nuk e dimë, dhe ky është realiteti.

Pavarësisht dështimit, duhet të mësosh nga gabimet dhe të vazhdosh të provosh. Sado e vështirë të jetë, ndonjëherë kjo do të kërkojë braktisjen e një karriere të caktuar, një projekti, apo sipërmarrjeje në biznes. Duhet të kuptosh se shndërrohesh në “dështim”, vetëm atëherë kur pushon së provuari.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Do të mësoj nga gabimet e mia por nuk do të pushoj asnjëherë së provuari.

5. “Jeto sikur e nesërmja nuk do të vijë” – Ky është një mendim që të shkatërron.

Sado i këndshëm që mund të tingëllojë, është një mendim që shërben si biletë drejt vetëshkatërrimit. Askush nuk dëshiron të jetojë një jetë të mërzitshme. Por është marrëzi të jetosh sikur e nesërmja nuk do të vijë. E sotmja jote është përcaktuar prej asaj që ke bërë shumë muaj dhe vite më parë. E ardhmja do të përcaktohet prej veprimeve të tua sot.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Do të jetoj me përgjegjshmëri çdo ditë, sepse e ardhmja ime vendoset prej stilit të jetesës që kam sot.

6. “Nuk kam kontaktet e duhura” – Eshtë një mendim që kufizon investimin tek vetja.

Të njohësh njerëzit e duhur në vendet e duhur është flori. Por ajo që shpesh herë nuk e vlerësojmë, është se floriri kalon nëpër një proces të tërë përpunimi, me nxehtësi dhe presion, përpara se të arrijë vlerën optimale. Po kështu, aftësitë e tua, talentet, dhe karakteri duhet të kalojnë nëpër një proces rigoroz testimesh përpara se të mund të mbështetesh në kontaktet e tua.

Kontaktet dhe njohja e njerëzve në vendet e duhur nuk të sjell asgjë, nëse nuk ke talente dhe aftësi për t’u shtuar vlerë jetëve të njerëzve. Po kaq e rëndësishme, kontaktet nuk vlejnë asgjë, nëse të mungon integriteti apo karakteri.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Do të investoj pikësëpari tek vetja.

7. “Sikur të fitoja llotarinë një ditë…” – Ky mendim të krijon një ide të rremë për suksesin.

Me siguri po pyesni: Po si mund të jetë ky një mendim negativ? Problemi me bixhozin, apo edhe llotarinë, është se ai hedh farën e “suksesit brenda natës”. Një gjë e tillë nuk ekziston. Duhen shumë vite për të patur sukses. Jeta është një proces me prurje dhe largime. Fatkeqësisht, studimet kanë treguar gjithashtu se shumica e njerëzve që fitojnë llotarinë përfundojnë më keq. Përse? Sepse nuk kanë mësuar aftësitë e nevojshme që kërkohen për të mbajtur atë që kanë fituar.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Duhet të punoj shumë dhe zgjuarsisht. Dhe jeta do të më shpërblejë vetë.

8. “Njerëzit po bëjnë thashetheme për mua” – Ky është një mendim që ndikon negativisht në fokusimin tënd.

Eshtë e trishtësh se sa shumë njerëz i kap paranoja, tek mendojnë se kush po bën thashetheme për ta. Si rezultat, kanë vetëvlerësim të ulët. Ata vënë në dyshim veten dhe shpenzojnë pjesën më të madhe të energjisë “duke u ruajtur nga shpina”, në kërkim të “armiqve” apo “sabotimeve” të mundshme. Njerëzit do të pyesin gjithmonë nëse po ecën mirë apo keq. Harro atë që thonë njerëzit prapa shpinës dhe fokusohu tek ajo që bën vetë.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Duhet të fokusohem për të jetuar frutshëm jetën time, pavarësisht asaj që thonë njerëzit.

9. “Nuk jam i mirë sa duhet” – Ky është një mendim që të mjegullon dhuntitë, talentet dhe aftësitë.

Të gjithë ne kemi dhunti, talente, aftësi. Përgjegjësia jonë është të identifikojmë dhe të punojmë vazhdimisht për t’i përmirësuar. Të gjithë ata që thonë “nuk jam aq i mirë sa duhet”, gabohen. problemi i parë është se njerëzit shpenzojnë shumë energji në fusha ku nuk kanë dhunti apo talent. Jemi bërë ka kompetitivë, saqë shpesh herë harrojmë të qëndrojmë në korsinë tonë.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Duhet të identifikoj aftësitë dhe talentet e mia dhe të qëndroj në korsinë time të fatit.

10. “Eshtë e pamundur” – Ky është një mendim që të pengon të arrish objektiva të jashtëzakonshme.

Nelson Mandela dikur ka thënë: “Gjithmonë duket e pamundur, deri kur bëhet”. Suksesi nuk arrihet fluturimthi. Duhen vendosur objektiva, duhet punë sistematike dhe më pas duhet besimi që kërkohet, me qëllim që përpjekjet e tua të jashtëzakonshme të shndërrohen në arritje të jashtëzakonshme.

Mendimi për t’u zëvendësuar: Do të vendos objektiva dhe do të zhvilloj besimi që më duhet për të arritur suksesin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button