Motivuese

10 rregullat e Mahatma Gandhit, për të ndryshuar botën…

  1. Si fillim, merru me ndryshimin e vetes tënde. Mos u inatos me veprimet e njerëzve të tjerë. Nëse do të ndryshosh botën, ndrysho veten tënde fillimisht.
  2. Ti je forca drejtuese e jetës tënde. Askush tjetër. “Askush nuk mund të më lëndojë mua pa lejen time”, thotë Gandhi.
  3. Fal me zemër dhe me shpirt. “Rregulli “një sy për një sy” përfundon duke e bërë gjithë botën të verbër”, pohon ai.
  4. Rezultatet e larta kërkojnë vëmendjen tënde. Nëse kërkon ndryshim në jetën tënde, duhet të punosh fort për ta arritur atë.
  5. Kushtoji vëmendje të tashmes dhe ngjarjeve aktuale. Mos u kap me mendimet “po sikur”. Bëj gjërat që të duken të drejta në këtë moment dhe që të sjellin paqe.
  6. Prano që në fund të fundit, je njëri si gjithë të tjerët. Edhe ti do të bësh gabime, ndaj mos u trego i ashpër me veten në rastet kur gabon.
  7. Nxite veten të ecësh përpara. Mos u ndal asnjëherë. Gandhi pohon: “Si fillim ata të injorojnë, pastaj ata qeshin me ty, pastaj ata të luftojnë dhe në fund ti fiton”. Ky përfundim arrihet vetëm me këmbëngulje nga ana jote.
  8. Puno për të nxjerrë në pah më të mirën prej çdokujt. Në fund të fundit, në zemrën e çdokujt, qoftë edhe shumë thellë në të, buron mirësia.
  9. Ji vetvetja. Pavarësisht se çfarë po ndodh përreth teje, mundohu të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Ji versioni më i mirë i vetes çdo ditë dhe ndihu i lumtur me personin që përfaqëson.
  10. Ji i hapur ndaj ndryshimeve. Një nga gjërat më të bukura të të qenurit njeri është aftësia për të mësuar. Ne mësojmë gjëra të reja përditë, nga momenti i lindjes deri në momentin e vdekjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne edhe ndryshojmë dhe duhet të jemi të hapur ndaj ndryshimeve të tilla. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button