HistoriHorizonti.al

10 Urdhëresat – parimet themelore morale të Dhjatës së Vjetër – u huazuan kryesisht nga traditat e lashta fetare egjiptiane dhe mesopotamiane

Seria: Traditat biblike, që janë ndikuar shumë nga kulturat e tjera të lashta

 

Dhjetë Urdhëresat, të sjella për popullin hebre nga Moisiu nga Mali Sinai, janë një grup i parimesh fetare, që përbëjnë bazat etike të traditës judaiko-kristiane. Sidoqoftë, përkundër rolit qëndror tek Krishterimi dhe Judaizmin, Dhjetë Urdhëresat nuk janë unike për këto fe botërore, dhe as rrjedhin ekskluzivisht prej tyre.

Para urdhëresave që Moisiu i bëri publike në vitin 1490 Para Erës Sonë, Libri egjiptian i të Vdekurve, që daton rreth vitit 2600 Para Erës Sonë, përmban ngjashmëri të rëndësishme. Ndërsa tek Eksodi 20:7 thuhet:”Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit”, Libri i të Vdekurve thotë:”Unë nuk do të blasfemoj”.

Paralele të tjera me tekstin fetar egjiptian përfshijnë Unë nuk do të kryej kurorëshkelje” dhe “Unë nuk do të vjedh”, duke pasqyruar vargu tek Eksodi 20:14 – “Mos shkel kurorën!” – dhe Eksodin 20:15:”Mos vidh!”. Jo thjesht të huazuar nga egjiptianët, Dhjetë Urdhëresat frymëzohen gjithadhtu edhe nga Kodi i Hammurabit që daton në vitin 1772 Para Erës Sonës. Të përshkruara në një kolonë guri në një mënyrë të ngjashme me atë të Urdhëresave, këto ligje të zbatuara me rreptësi në Mesopotaminë e lashtë janë sugjeruar si një periudhë tranzitore nga besimet nga konceptet abstrakte në ligje të ashpra konkrete që imponojnë bindjen. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button