Foto

10 vende në botë që të kujtojnë përrallat (FOTO)

Është ëndërr apo ekzsiston me të vërtetë ky vend? Këto 10 vende në botë do të ju bëjnë që të pyesni veten nëse nëse jeni duke fluturuar në një botë të bukur ëndrrash apo jeni zgjuar dhe me këmbë në tokë. Natyrë e frikshme, peizazhe joreale dhe arkitektura përrallore … Ky artikull do  t`ju çojë shumë larg nga realiteti i zymtë …
01 colmar
1. Colmar, Francë
Colmar është një qytet shumë i bukur, piktoresk francez pranë kufirit gjerman . Ai ndodhet në “Road Wine”, duke u bërë kështu “kryeqyteti” i verërave të Alsasit dhe me një numër prej 67.000 banorësh, është qyteti i tretë më i madh i Alsatias. Ky qytet është vendlindja e piktorit dhe gdhendësit Martin Songkaouer si dhe e skulptorit Frédéric Bartholdi, i cili projektoi “Statujën e Lirisë”. Lumi Rin kalon 15 km në lindje të tij, por qyteti lidhet me të me anë të lumit Laouch , i cili kalon përmes qytetit. Në brigjet e lumit shtrihen shtëpitë, hotelet, restorantet dhe mijëra lule shumëngjyrëshe që e bëjnë qytetin të duket edhe më përrallor.
02 i faroe
2. Ishujt Faroe
Ishujt Faroe, që do të thotë Dele Ishujt është një grumbull i ishujve 18 ( 17 banueshme ) , të cilat janë homonim arkipelag në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Skocisë , Norvegjinë dhe Islandën . Popullsia ishte përafërsisht 50,000 banorë , ndërsa ata duhet të tregojnë disa peizazhe të mahnitshme që mund të jetë skena e ” Zoti i unazave “. Grupi Ishulli është shtëpi për shtëpi zanash, majat vullkanike dhe bregdete të çuditshme . Peisazhe misterioze që duket të jetë më afër me botën e fantazi se sa realitet.
03 keshtjella
3. Kështjella Neuschwanstein
Kështjella Neuschwanstein u ndërtua në vitin 1869 nga Ludovigu i II i Bavarisë, dhe duket si një imitim fantastik i një kështjelle mesjetare. Në majën më të lartë, mbi lumin Pöllat, janë ndërtuar kulla, nga tre arkitektë të ndryshëm të Mbretit. Ajo ishte “parajsa private” e Ludovigut të II për 172 ditë dhe pas vdekja së tij ka shërbyer si burim frymëzimi për shkrimtarë, artistë, poetë, piktorë, muzikantë. Midis tyre ishte edhe “Disney”, i cili e zgjodhi këtë kështjellë për të të “akomoduar” aty princeshën më të dashur për fëmijët, Hirushen!
04 capadocia
4. Cappadocia, Turqi
Formacione gjeologjike të një bote tjetër, kisha dhe manastire të gdhendur në gur ranor të butë dhe një popull i varfër, por i qeshur dhe mikpritës. Me një fjalë të vetme Cappadocia. Një peizazh i cili të kujton një tjetër planet. Një pllajë e madhe e mbushur kanione dhe hendeqe të pafund, me gurë të çuditshëm. Të gjitha këto janë të panumërta, në forma të çuditshme dhe qëndrojnë aty për shekuj me rradhë. “Peizazhi Hënor i Turqisë”, siç e quajnë atë, është parajsa e gjeologut.
05 hoi an
5. Hoi An, Vietnam
Një qytet i Vietnamit me karakteristika të veçanta. Bregu historic i një porti, i cili shumë herët u bë një qendër multikulturore e tregtisë. Koha jo vetëm nuk e ka prekur këtë vend, por duket sikur e ka mbrojtur atë nga dëmtimet. Hoi An, me 865 shtëpitë-muze, u kujton vizitorëve epokën e lavdishme të tregëtisë së portit të dikurshëm dhe rritjen e tanishme turistike, pas njohjes së tij nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore.
06 groenlanda
6. Groenlanda
Grenlanda, ishulli më i madh në botë, është shtëpia e rreth 58.000 banorëve. Mjedisi, megjithëse ka temperatura shumë të ftohta (10-15 gradë në verë dhe -20  në dimër ) ofron peizazhe shumë të bukura. Pothuajse pa asnjë pemë, pa rrugë dhe me shumë pak njerëz, ishulli duket sikur është i populluar nga krijesat mitologjike, xhuxhat, elfët dhe sigurisht jo njerëzit.
07 venecia
7. Venecia, Itali
Venecia është shumë vështirë për tu konkurruar me ndonjë vend tjetër.  Arkitektura e saj e admirueshme, kanalet unike, pafundësia e pamjeve të mahnitshme dhe atmosferë e mbrekullueshme e bëjnë atë unike. Një qytet nga një dimension tjetër ose si ka shkruar dhe “New York Times”: « padyshim qyteti më i bukur e ndërtuar nga njeriu”. E shtrirë mbi 117 ishuj të vegjël, Venecia krenohet me 455 ura, qindra kanale, ku gondola romantike kalojnë përmes qytetit. Ky qytet është shtëpia e famshme e Karnavalit të Venecias dhe Festivalit të Filmit të Venecias .
08 nepal
8. Kathmandu, Nepal
Ata që vizitojnë Katmandunë ndihen sikur udhëtojnë mbrapa në kohë, sikur ndodhen njëkohësishtë në Mesjetë dhe në shekullin e 21-të. I bukur, shpirtëror dhe shumë i gjallë, kryeqyteti i Nepalit është me të vërtetë një vend magjik. Rrethuar nga male të mëdha, karakterizohet nga një atmosferë shumë e këndshme, tinguj ekzotik, aroma dhe tempuj të arkitekturës tradicionale. Quhet ndryshe dhe “Toka e Zotave”, një emër që duket se i përshtatet në mënyrë të përkryer.
09 japoni
9. Pylli i bambuve, Japoni
Edhe pse ndodhet në Kioto dhe nuk është i lidhur me kinematografinë, mund të ishte një skenë e ” Tigri dhe dragoi” ose “Shtëpia e kamave fluturuese”. Ky është vetëm një shembull i vogël i qindra pyjeve të mahnitshëm që mbulojnë rajonin e Azisë Juglindore. Pylli Sagano është një nga peizazhet natyrore më spektakolare në të gjithë Japoninë, jo vetëm për shkak të bukurisë së tij natyrore, por edhe për shkak të tingujve që lëshon era që depërton në bambut e holla. Melodia e erës në këtë pyll, është votuar si një prej njëqind tingujve që duhet të mbahen në Japoni .
10 sintra
10. Sintra, Portugali
Nuk është çudi pse Lord Bajroni u frymëzua nga bukuria e qytetit për të shkruar “Shtegtimin e Çajld Haroldit”. Çdokush që ka vizituar këtë pjesë magjike të botës, e cila ndodhet jo shumë larg nga Lisbona, do të mund të shkruante edhe një poezi në nder të bukurisë së qytetit. Sintra, e cila është monument kulture e shpallur nga UNESCO, fsheh mistere dhe bukuri që vetëm në botën e përrallave keni takuar.

Leave a Reply

Back to top button