Psikologji

17 thënie motivuese, për të frymëzuar zakone të mira për ju

1. “Varësisht nga ajo që janë, zakonet tona ose do të na bëjnë të mëdhenj, ose do të na thyejnë keqas. Ne bëhemi ajo gjë që bëjmë në mënyrë të përsëritur”. – Sean Covey

2. “Është më e lehtë të parandalosh zakonet e këqija, sesa t’i thyesh ato”. – Benjamin Franklin

3. “Karakteri ynë është në thelb një përbërje e zakoneve tona. Për shkak se ato janë modele të qëndrueshme, shpesh të pandërgjegjshme, ato vazhdimisht, çdo ditë shprehin karakterin tonë.” – Stephen Covey

4. “Kam mësuar se kampionët nuk është që thjesht lindin; Kampionët mund të bëhen të tillë, kur përqafojnë dhe përkushtohen ndaj zakoneve pozitive, që ndryshojnë jetën”. – Lewis Howes

5. “Për zakonet e mira, ia vlen të jesh fanatik.” – John Irving

6. “Zakonet e vjetra mund t’i lësh pas duke filluar që nga mendimi: Heq dorë nga nevoja për këtë gjë në jetën time”. – Wayne Dyer

7. “Të fitosh është një zakon. Për fat të keq, kështu është edhe të humbasësh”. – Vince Lombardi

8. “Zakonet janë më të sigurta se rregullat; nuk ke pse i vëzhgon ato. Dhe as nuk ke pse i mban. Janë ata që ju mbajnë ju”. – Frank Hall Crane

9. “Nëse doni të arrini përsosmëri në gjëra të mëdha, zhvilloni zakonet në gjëra të vogla. Përsosmëria nuk është një përjashtim, është një qasje mbizotëruese”. – Colin Powell

10. “Zakoni është një kabllo; Ne endim një fije çdo ditë, dhe në fund nuk mund ta thyejmë”. – Horace Mann

11. “Mënyra më e mirë për të ndaluar një zakon të keq është që të mos e fillosh kurrë”. – J.C. Penney

12. “Nëse zgjidhni sjelljen e vogël të duhur dhe e pasoni si duhet, atëherë nuk do të duhet të motivoni veten që të rriteni. Kjo thjesht do të ndodhë natyrshëm, si një farë e mirë, e mbjellë në një vend të mirë”. – BJ Fogg

13. “Zinxhirët e zakonit janë tepër të dobët për t’u ndjerë, derisa bëhen shumë të fortë për t’u thyer”. – Samuel Johnson

14. “Njerëzit e suksesshëm nuk lindin të tillë. Ata bëhen të suksesshëm duke krijuar zakonin për të bërë gjëra që njerëzit e pasuksesshëm nuk duan t’i bëjnë”. – William Makepeace Thackeray

15. “Përsosmëria është një art i fituar me stërvitje dhe zakon”. – Aristoteli

16. “Kurrë nuk do ta ndryshoni jetën tuaj derisa të ndryshoni diçka që bëni çdo ditë. Sekreti i suksesit gjendet në rutinën tuaj të përditshme”. – John C. Maxwell

17. “Sekreti për të thyer vazhdimisht çdo zakon të keq është të duash diçka më të madhe se zakoni”. – Bryant McGill / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button