Horizonti.al

1978: sintetizohet insulina njerëzore

Edhe pse diabeti është njohur qysh nga antikiteti dhe njihej si sëmundja e konsumimit të ushqimeve të ëmbla, deri në shek. XX nuk dihej cili e shkaktonte dhe e vetmja mënyrë për ta trajtuar ishte kontrolli mbi dietën për të rregulluar uljet dhe ngritjet e sheqerit në gjak. Në vitin 1921 shkencëtarët Frederick Bantin, Charles Best dhe John Macleod  nga universiteti i Torontos kryen një sërë eksperimentesh që lidhnin këtë sëmundje me insulinën, një hormon i prodhuar në pankreas dhe që ka të bëjë me metabolizmin e glukozës. Pasi realizuan prova mbi qentë dhe lopët në vitin 1922 praktikuan për herë të parë aplikime insuline me origjinë shtazore tek personat diabetikë.

Pothuaj të gjitha kafshët e prodhojnë.

Insulina është një hormon, molekula e së cilës është relativisht e vogël, atomet e saj formojnë dy zinxhirë aminoacidesh, njëri prej 21 lidhjesh dhe tjetri prej 30, të cilët janë të bashkuar me sy atome squfuri. Të gjitha kafshët përveç insekteve e prodhojnë dhe mekanizmi i veprimit të saj është i ngjashëm tek peshqit, gjitarët apo edhe tek krimbat, pavarsisht se strukturat molekulare nuk janë saktësisht të njëjta. Insulina që merret nga pankreasi i lopëve ndryshon nga ajo njerëzore me tre aminoacide dhe nga pankreasi i dosës vetëm me një. Problemi kryesor i trajtimit vinte nga papastërtitë që e shoqëronin insulinën e kafshëve dhe që shkaktonte reaksione alergjike. Në vitet 70 u arrit prodhimi në laborator i një varieteti me një pastërti prej 99%, por ishte shumë e shtrenjtë. Madhësia e vogël e molekulës së insulinës ishte një avantazh për t’u përpjekur për të sintetizuar dhe klonuar genin përgjegjës për prodhimin e saj. Më në fund falë një pune të përbashkët të shkencëtarëve të firmës Genentech Inc., në San Francisco dhe qendrës mjeksore “National City of Hope” në Los Ángeles, në 6 shtator 1978 u bë me dije se ishte arritur prodhimi i insulinës humane nga bakteri i Escherichia coli.


Arritja e parë e inxhinierisë gjenetike.

Përgjegjësit e kërkimit kishin filluar të sintetionin të dy zinxhirët e ADN-së korrespondentë të genit të insulinës sonë dhe për ta ndarë realizuan një proces prodhimi për secilin. Fillimisht e ndërfutën në plasmide (molekula qarkulluese të ADN-së) dhe më pas i futën këto plasmide në E.Coli, të cilët gjenden me shumicë në zorrën tonë.  Më pas kur riprodhoheshin normalisht këto bakterie sintetizuan proteinat e kodifikuara në genet përkatëse dhe shumëfishuan e shprehën ADN-në humane që iu ishte futur për të prodhuar zinxhirë aminoacidesh identike me ato të insulinës sonë. Më në fund përmes metodave kimike u pastruan dhe u lidhën këto dy zinxhirë për të krijuar insulinën humane në formë aktive. Shoqëria Eli Lilly e hodhi në treg në vitin 1982. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button