Your Life

2017: aktorja filipinase zgjidhet fytyra më e bukur e botës.

Që nga viti 1990 britanikja TC Candler zgjedh listën e “100 fytyrave më të bukura në botë”. Këtë vit e kryeson këtë listë aktorja dhe këngëtarja, modelja filipinase Lisa Soberano. Ky  është viti i tretë që Soberano shfaqet në këtë listë. Para dy vitesh zuri vendin e gjashtë, vjet arriti në vendin e dytë. Lista filloi të realizohej nga kritikë të pavarur që nga viti 1990 dhe sot  është një dukuri vjetore e internetit. Përfaqësohet nga 40 vende që zgjedhin fytyrat më të bukura duke marrë si kriter kryesisht përsosmërinë estetike. Përzgjedhja bëhet mes 85 mijë figurave të shquara. Këtë vit mes këtyre figurave ishin Emma  Watson, Camilla Belle, Sarah Gadon, Keira Knightley, Lily Collins, Selena Gómez, Marion Cotillard, Margot Robbie, Emilia Clarke dhe shumë të tjera. TC Candler e bazon listën e saj mbi standardet aktuale të bukurisë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button