Zodiak

4 shenjat e HOROSKOPIT, më “alergjike” ndaj martesës

Midis dymbëdhjetë shenjave të zodiakut ka katër që hyjnë plotësisht në kategorinë “alergjike ndaj martesës”. Ai lloj njerëzish – burrë apo grua, pak ndryshim ka – të cilët në perspektivën e “përgjithmonë” ndjehen të pushtuar nga një gjendje ankthi.  Lloji i njerëzve që kanë frikë se martesa domosdoshmërisht bënë rimë me mërzinë, rutinën, lakun në qafë, shantazhin emocional (e kështu me radhë e kështu me radhë).  

Ja cilat janë ato shenja.

Shigjetari

Shenja e zodiakut e njohur për etjen e saj për liri dhe lëndina për të bredhur pa pushim, gjysmë njeri e gjysmë kalë, ka një temperament të fortë impulsiv, është pasionante dhe argëtuese, por priret të ikë nga përgjegjësitë për t’u kthyer në natyrë. Për ta bërë atë të dashurohet, do të duhet të tregoheni po aq të lirë dhe të egër.

Akrepi

Romantikja është romantike, por edhe pasionante. Por kjo shenjë ujore është e rezervuar ndaj perspektivës së martesës. Faji i Plutonit, i cili e bën atë të ketë një temperament melankolik dhe, ndonjëherë, të menaxhojë keq marrëdhëniet me dy persona. T’i afrohesh me butësi dhe takt është mënyra më e mirë për të arritur zemrën e tyre.

Luani

Shenja e zjarrit e mbizotëruar nga Marsi shfaq një temperament kapriçioz dhe të ndezur. Ai e do pushtimin dhe do ta lërë veten të transportohet në altar vetëm dhe vetëm nëse partneri tregohet i aftë ta ngacmojë çdo ditë, pa e bërë kurrë të bjerë në humnerën e rutinës.

Ujori

Jokonformiste deri në thelb, kjo shenjë e ajrit e dominuar nga Urani jeton për lirinë dhe i pëlqen të shkelë: u thotë jo rregullave, jo ditëve që janë gjithmonë të njëjta. Përveç kësaj, duke qenë një shenjë shumë reflektuese, është e vështirë të pushtohesh nga dashuria me shikim të parë. Për ta zbutur duhet kohë dhe një ironi e fortë.

Back to top button