Histori

5 fakte tronditës për Kaligulën

Screen Shot 2016-05-31 at 6.51.01 PM

  1. Ai mendonte që ishte Zot

Kaligula dinte se si të manipulonte njerëzit, por në vitin e fundit të mbretërimit, ai shkoi shumë larg. Ai shfaqej në publik i veshur si një prej perëndive të Romës dhe urdhëroi njerëzit t’i adresoheshin si i tillë. Në dokumenta zyrtare ai përmendej madje si “Jupiteri”. Kur lajmëroi se po linte Romën për të shkuar në Egjipt, ku do të adhurohej si Zot, Senati e vrau.

2. Në fillim e donin shumë

Ndoshta thjeshtë po fuste këmbët, por në gjashtë muajt e parë të mbretërimit, Kaligula lehtësoi sistemin perandorak të taksimit, i dha ushtrisë romake bonuse dhe organizoi lojëra gladiatorësh për njerëzit, duke u bërë i dashur për të gjithë. Pastaj u sëmur rëndë – ndoshta si rezultat i helmimit – dhe kur e mori veten, njerëzit përreth tij nisën të vdesin. Prej këtu mori tatëpjetën.

3. Bujar me tepri

Në vitin 38, Kaligula nisi të shpenzojë pa hesap, duke blerë disa miq (ndoshta për të zëvendësuar ata që kishte vrarë) me fonde publike, duke hequr shumë taksa dhe duke ofruar mbështetje bujare për qytetarët romakë në nevojë. Kjo e tkurri kaq shumë thesarin, saqë në vitin 39 Roma përjetoi një krizë financiare. Kaligula fajësoi gjithkënd përvec vetes së tij, dhe romakët e pasur që perandori kish treguar me gisht nisën të vdesin. Pas kësaj ai u konfiskoi pronat.

4. Anijet e tij të kënaqësisë ishin legjendare

Dy anijet e Kaligulës, për një kohë të gjatë mendohej se ndodheshin në fundin e Liqenit Nemi. Kështu që në vitin 1929, një tjetër despot, diktatori italian Benito Musolini urdhëroi tharjen e liqenit dhe nxjerrjen e anijeve. Në kohën e vet, do të kishin qenë tejet luksoze, me statuja mermeri, dysheme me mozaikë, ngrohje etj. Fatkeqësisht ato u shkatërruan nga bombardimet në vitin 1944.

5. Ai vishej si grua

Kur Kaligula e rimori veten pasi iu afrua shumë vdekjes në vitin 37, ai vuante nga dhimbje të forta koke. Gjatë natës ecte nëpër pallat me fustanë mëndafshi dhe veshje grash. NUk është aspak një prej akteve më të turpshëm që ai ka bërë, sigurisht, por gjatë kësaj kohe, mund të kish qenë tregues për një mendje të sëmurë, e nxitur edhe prej sëmundjes së tij të tmerrshme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button