HistoriHorizonti.al

5 gjëra që mund të mos i dini për Ushtrinë e Terrakotave

  1. Kompleksi i varrezave u gjet aksidentalisht nga fermerët

Në mars 1974, fermerë që gërmonin një pus në një fushë rreth 20 milje në lindje të Xi’an gjetën një ushtar prej argjile, me përmasa reale. Më vonë u zbulua se figura ishte vetëm një nga 8000 luftëtarët e terrakotës, që ishin krijuar si një ushtri për jetën e përtejme për perandorin e parë të Kinës, Qin Shi Huang, i cili vdiq në vitin 210 para Krishtit.

2. Kompleksi u ndërtua për disa dekada

Kompleksi i Qin Shi Huang shtrihet në 62 km katrorë dhe thuhet se 700 mijë punëtorë kanë punuar për më shumë se 30 vite për ta ndërtuar. Katër vendet e gërmuar janë vetëm maja e ajsbergut; ekspertët kanë identifikuar rreth 600, shumica prej të cilave mbeten të paprekura.

3. Ka më shumë se vetëm ushtarë

Perandori kinez donte të rrethohej me të gjithë gjërat e jetës në tokë, edhe pas vdekjes. Bashkë me ushtarë, ka edhe muzikantë, akrobatë, konkubina, e madje edhe rosa.

4. Secili ushtar është unik

Shprehjet e fytyrës dhe tiparet e ushtarëve janë bërë në fund me dorë, duke e bërë secilin të dallueshëm.

5. Varri i perandorit mund të jetë vdekjeprurës

Historiani i shekullt të parë para Krishtit, Siam Qian shkruante se varri i perandorit, që mbetet i pagërrmuar, përmban kopje të lumenjve dhe përrenjve të rajonit që mund të jenë të mbushura ndoshta me mërkur helmues, si dhe male bronzi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button