MuzikePersonazhe

5 gjëra që ndoshta nuk i dinit për Elvis Preslin

Screen Shot 2015-08-19 at 16.03.33

Zemërimi i Amerikës, shimpanzeja, porosia për një vrasje, dhe frymëzimi i një tjetër legjende

Ai i urrente këngët e filmave të tij

Presli realizoi 31 filma, të cilët të gjithë sollën fitime, pavarësisht mungesës së suksesit nga kritika. Thuhet se Presli i urrente shumë prej këngëve që ishin zgjedhur për filmat e tij, dhe shpesh herë largohej nga mikrofonët e studios, pasi kishte vështirësi të këndonte materialin e tmerrshëm.

2. Amerika u trondit prej lëvizje të tij kur kërcente

Kur Elvis Presli performoi fillimisht pa kitarë në vitin 1956, lëvizjet dhe rrotullimet e tij shkaktuan zemërim në SHBA, duke i ngjitur nofkën Elvis the Pelvis. Më vonë, një gjykatës në Florida e pagëzoi me emrin “i egër”, i cili bënte muzikë “që dëmtonte rininë”. Kur mënyra e tij e kërcimit u ndalua për një natë, ai tundi gishtin në shenjë proteste.

3. Ai mbante një shimpanze

Presli adoptoi një shimpanze që quhej Sactter në fillimin e viteve 1960. Scatte ishte famëkeq për telashet që shkaktonte dhe njihej se i pëlqente të tërhiqte fundet dhe fustanet e grave, një gjë e cila e argëtonte shumë Elvisin. Presli e vishte shimpanzenë edhe me kostum, këmisha hauaiane dhe kapele dhe i bënte xhiro nëpër qytet.

4. Ai ishte i bindur se njerëzit komplotonin për vdekjen e tij

Kur katër vetë hipën në skenë gjatë një prej shfaqjeve të tij, Presli u fiksua pas idesë që Mike Stone, burri me të cilin gruaja e tij e kishte tradhëtuar, po përpiqej ta vriste. “Stone duhet të vdesë”, dhe truproja e tij mori dhe një shpërblim për vrasjen, por Presli hoqi dorë nga ideja, duke thënë se “ishte pak si shumë e rëndë”

5. Shumë kriminelë u reformuan prej frymëzimit nga muzika e tij

Një kriminel i dënuar me katër muaj, për shkak se kish vjedhur goma, dëgjoi hitin e Elvis Preslit, “Tani ose kurrë”, ndërkohë që ishte në pranga. Ai u frymëzua kaq shumë, saqë u betua të vazhdonte karrierën në muzikë, pasi të lirohej. Ky djalë i ri, më vonë do të bëhej i suksesshëm dhe do të fitonte tre herë Frammyn. Bëhet fjalë për ikonën Barry White./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button