Your Life

5 Zakone që vetëm njerëzit mirënjohës i zotërojnë

Ndonjëherë, kur përballemi me vështirësi që na  sjell jeta, është shumë e thjeshtë të përfshihesh nga negativiteti dhe keqardhja.

Ne shpesh përqëndrohemi më shume seç duhet në anën negative të situatave dhe harrojmë të jemi mirënjohës për atë që kemi.

Mirënjohja është nga ato gjëra që duhet ta bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë. Këto janë 5 zakone që zotëron një njeri i çiltër dhe mirënjohës.

1.Ata i kushtojnë kohë edhe nuhatjes së një trëndafili

Njerëzit e çiltër përqëndrohen në disa detaje të vogla të cilat shpesh konsiderohen si të parëndësishme. Është e thejsht t’i neglizhosh të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë, por nëse ndalon për pak dhe bëhesh i vëmendshëm, do të kuptosh që jeta është një dhuratë e çmuar të cilën duhet ta vlerësosh maksimalisht.

2.Janë mirënjohës me njerëzit e tjerë

Njerëzit e sinqertë gjithashtu vlerësojnë bashkëjetuesit e tyre dhe çdo që bëhet për ta.  E thëna e një “Faleminderit” është mënyra më e bukur për të krijuar kofidenca më dikë.

3.Mendojnë për humbjen ose vdekjen herë pas here

Të menduarit rreth humbjes së njerëzve të afërt dhe se sa e pasigurt është jeta, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni më shumë atë që zotëroni. Do të falenderoni zotin për çdo ditë që ju falet dhe  për faktin që jeni zgjuar të shëndetshëm sot.

4.Gjërat e mira i konsiderojnë si dhurata

Mirënjohësit nuk nënvlerësojnë asgjë. Nuk pretendojnë dhe nuk ndihen sikur dikush u ka për borxh ndonjë gjë, ose që janë të përcaktuar për të qenë më lart.

5.Ata i përmendin gjërat e mira

Njerëzit e çiltër e shprehin mirënjohjn e tyre jo vetëm për tu treguar të sjellshëm, por sepse kanë nevoja ta bëjnë një gjë tillë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button