Your Life

6 sekrete “të vockla”, që me siguri do ju bëjnë të lumtur

Në botën e sotme, mundësitë nuk mungojnë. Arritjet në teknologji e kanë bërë jetën më të lehtë. Përtej kësaj, e kanë bërë edhe më të lumtur, por shumë njerëz kanë vështirësi në gjetjen e lumturisë, në këtë botë të mbushur me shanse dhe mundësi. Shpesh besohet se një jetë e thjeshtë është një jetë e rehatshme.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë, jeta është bërë e shpejtë dhe e komplikuar, dhe duket sikur s’ka hapësirë për lumturinë. Por e rëndësishme është të mbajmë mend se lumturia është zgjedhje. Mund të zgjedhësh të jesh “si mos më keq”, ose mund të zgjedhësh të jesh i/e lumtur e të gëzosh gjithë gjërat që ke. Ja 6 sekrete “të vockla”.

  1. Shijoni natyrën

Natyra ka një efekt qetësues mbi njerëzit. Kontakti me natyrën është gjithmonë i mirë, fizikisht dhe mendërisht. Lidhja me natyrën është përherë një eksperiencë hyjnore. Ajo vepron si një katalizator për të përmirësuar humorin dhe pastruar mendjen. Po kështu ndihmon për të vënë re më mirë gjërat e vogla dhe të bukura të jetës. Për një jetë të lumtur, duhet të shijoni cdo moment që kalon, dhe të merrni maksimumin prej tij.

2. Jini krijues

Përpiquni të përfshiheni në veprimtari që ju lejojnë të zgjoni anën tuaj krijuese. Të jesh krijues është mënyrë e mirë për të shprehur ndjenjat. Veprimtaritë krijuese janë ato që na sjellin një lloj katarsisi. Mund të kalosh kohë duke shkruar, apo në përpjekje për të pikturuar. Mund të shfrytëzoni edhe teknologjinë, duke krijuar një blog me filmime, me shkrime etj. Krijueshmëria ndihmon në pasurimin e jetës suaj. Nëse jeni të interesuar në muzikë, mund të mësoni një instrument. Janë këto veprimtari që ju ndihmojnë të përballoni emocionet që keni. Nuk keni pse i mbyllni ndjenjat, pasi kjo ju jep qetësi të mendjes dhe ju ndihmon për një jetë të lumtur.

3. Mos humbni asnjë rast për të qeshur

Eshtë e rëndësishme të mos humbisni asnjë rast që të qeshni dhe buzëqeshni. Ju duhet të qeshni, buzëqeshni dhe të bëni edhe të tjerët të lumtur. Eshtë një gjë që s’kërkon shumë mund. E qeshura jo vetëm ndihmon në ruajtjen e qetësisë së mendjes, por ju ndihmon të jeni më mirë edhe fizikisht. E qeshura është drejpërdrejtë e lidhur me lumturinë, dhe është një rrugë e shkurtër perfekte drejt saj.

4. Përqafoni pozitiven

Duhet të keni prioritet fokusimin tek pozitivja. Duhet të merrni kohë për të njohur gjërat dhe njerëzit që ju bëjnë të lumtur. Përpiquni të jeni mirënjohës për gjithcka që keni. Duhet të ndiheni të privilegjuar që keni ato gjëra që keni. Mirënjohës për bekimet që keni. Nëse ju ndodh ndonjë gjë negative, përpiquni të shihni aspektet pozitive. Përpiquni të mësoni nga vështirësitë apo stresi.

5. Jetoni momentin

Që të bëni një jetë të lumtur, duhet të jetoni momentin. Pushoni së menduari me shqetësim për të kaluarën dhe me tepri për të ardhmen. Duhet të mësoni të shijoni të tashmen. Nëse e mbani mendjen në një gjë që ka ndodhur tashmë, apo që mund të ndodhë, do të përfundoni duke mos jetuar atë që po ju ndodh. Nëse shijoni momentin e tashëm, ju reduktoni stresin. Do të keni nevojë për praktikë që të mbani mendimet tuaja në të tashmen, por do të mësoheni dhe kjo do jua bëjë jetën shumë më të qetë e të lumtur.

6. Kërkoni aventura

Kurrë mos ndaloni së kërkuari eksperienca të reja. Nuk jeni asnjëherë shumë të moshuar për aventura të vërteta. Në cilëndo moshë mund ta përjetoni ankthin dhe ekstazën. Nuk ka kufizim, por mos harroni që nuk do ta përjetoni, nëse nuk e kërkoni. Nëse jeni shumë të zhytur në problemet tuaja të përditshme, atëherë jeta do të bëhet monotone dhe do të humbasë sharmin. Monotonia shteron gjithë lumturinë e jetës, kështu që sigurohuni të ruani një jetë plot ngjyra dhe aventura. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button