Shkence

7 ditë pa Facebook përmirësojnë humorin

Screen Shot 2016-05-21 at 10.37.28Mjaftojnë 7 ditë pa u futur fare në Facebook, për të rikthyer humorin e mirë. E ka zbuluar këtë gjë një studim i Happy Research Institut (Danimarkë), i kryer tek një mijë persona. Pasi janë privuar nga rrjeti social për një javë të tërë, shumica dërrmuese e përdoruesve ka manifestuar një dëshirë të forcuar për të shijuar jetën, dhe në të njëjtën kohë, një reduktim të madh të nivelit të trishtimit dhe zemërimit. Në mënyrë të ngjashme, një tjetër studim i Universitetit të Montrealit, në Kanada, ka vënë në dukje se ata që kanë më shumë se 300 miq në Facebook janë më të stresuar dhe të prirur për depresion./bota.al

Leave a Reply

Back to top button