Shendeti

7 ushqime që reduktojnë simptomat e shëndetit mendor

1. Zgjidhni mes luleshtrydheve, mjedrave dhe boronicave për të marrë vitaminë C dhe antioksidantë. Një studim i kohëve të fundit tregonte se Vitamina C ndihmon për kontrollin e niveleve të kortizolit në trupin tonë. Kortizoli është një hormon i rëndësishëm i stresit. Mund të ndihmojë në aktivizimin e reagimeve tuaja gjatë një ngjarje stresuese; megjithatë, nëse e merrni me tepri mund të keni pasoja në shëndet, pasi stresi është një nxitës i zakonshëm për shumë probeme mendore. Duke kontrolluar nivelin e kortizolit përmes këtyre ushqimeve, do të reduktoni stresin dhe riskun e simptomave të mëtejshme!

2. Peshku. Zgjidhni cilindo peshk për të marrë acidet Omega 3. Eshtë konfirmuar se reduktojnë simptomat e stresit, një sëmundje e zakonshme mendore.

3. Çokollatë e zezë. Ky është një tjetër opsion shumë i mirë ushqimi që do ju ndihmojë të rregulloni nivelet e stresit duke kontrolluar kortizolin në trupin tuaj. Plus, cokollata e zezë rrit nivelet e endorfinës, kështu që humori juaj përmirësohet natyrshëm menjëherë dhe do të jeni në gjendje të harroni depresionin dhe simptomat e tij.

4. Drithëra të plota. Eshtë një burim i mirë karbohidratesh, që përmirësojnë prodhimin e serotoninës dhe triptofanit, që zakonisht preken prej sëmundjes mendore dhe si pasojë, shfaqen simptomat e depresionit e ankthit.

5. Gjeli i detit. Eshtë burimi i përsosur i proteinave natyrore që janë thelbësore për trupin, për të krijuar serotoninën. Ka edhe triptofan, që është një nxitës i mirë i gjumit.

6. Çaji i gjelbër. Jo vetëm është i mbushur me antioksidantë, por caji i gjelbër përmban edhe një aminoacid i njohur si teanina. Eshtë konfirmuar se ai ndihmon pacientët me depresion, ankth dhe shqetësime gjumi.

7. Shafrani i Indisë. Eshtë përdorur prej dekadash si një erëz shumë e shijshme në ushqime, por a e keni menduar që edhe lufton depresionin? Eshtë konfirmuar se ndihmon në lehtësimin e simptomave të depresionit duke përmirësuar humorin tuaj. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button