Your Life

8 të vërteta “brutale”, që është më mirë t’i mësojmë herët në jetë

  1. Zotërimet materiale nuk do të të bëjnë më të mirë apo më të lumtur.
  2. Nuk mund të bësh të gjithë të lumtur. Nëse ky është synimi yt, atëherë me siguri do të humbasësh veten tënde.
  3. Të jesh i përsosur, kjo është jorealiste. Ajo që duhet të kërkosh është që të bëhesh një version më i mirë i vetvetes.
  4. Në shtratin e vdekjes, arritjet dhe sukseset e tua nuk do të kenë aq vlerë sa kujtimet e vyera.
  5. Sa më shumë që do ta gjesh lumturinë në botën e jashtme, aq më shumë gjasa ka që të dështosh. Lumturia nuk është një thesar që duhet gjetur, por që mund ta ndërtojmë brenda vetes.
  6. Veprimet e tua flasin më fort se sa fjalët. Mos i influenco të tjerët me atë që thua, por me atë që bën.
  7. Do të vdesësh dhe nuk e ke idenë se kur. Rrok cdo moment për të arritur atë që dëshiron në këtë botë.
  8. Talenti yt nuk është i dërguar vetëm nga Zoti. Ai vjen gjithashtu kur bën përpjekje të qëndrueshme dhe praktikon pa pushim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button