Psikologji

8 të vërteta të ashpra për jetën

Të gjithë mund ta mundojmë veten me shprehje si “do të isha”, “duhet të isha”, “mund të isha”. Por në fund të ditës, është e kotë. Mund të kërkojmë gjithë jetën për atë që na bën të lumtur, e mund të mos e gjejmë për pjesën e mbetur të ditëve tona. E vërteta është që jeta as nuk shkon si duam ne, as nuk na ka borxh asgjë. Kemi lindur njësoj, vetëm se në mjedise të ndryshme dhe në rrethana, që mund të diktojnë kursin e jetës sonë.

Po, e vërteta mund të dhembë, por për një jetë të lumtur ajo na duhet.

1. Puna e vështirë është një domosdoshmëri!

Kjo është ndoshta gjëja më e fundit që dikush në botë dëshiron të dëgjojë. Edhe punëtorët më të mëdhenj përjetojnë sfilitje, por momenti që nuk heq dorë, pavarësisht gjithçkaje, është momenti kur me të vërtetë fiton. Kur më në fund arrini qëllimet tuaja, e gjithë puna dhe sakrifica juaj do të jenë pjesë e së kaluarës dhe ju mund të korrni frytet e asaj që keni mbjellë me një buzëqeshje prej fituesi në fytyrë.

2. Po ngece – është faji jot

Gjatë jetës sonë ne jemi të rrethuar nga njerëz të ndryshëm dhe gjendemi në mjedise të ndryshme në rrethana të ndryshme. Megjithatë, në fund të ditës, ne zgjedhim se nga kush rrethohemi. Thënë kjo, nëse ngecni me një njeri të gabuar, një shef të gabuar apo një mik të keq, atëherë ju jeni i vetmi person që duhet fajësuar. Ne gjithmonë na jepet një zgjedhje dhe gjithmonë duhet të zgjedhim njerëz që janë të mirë për ne dhe na pranojnë ashtu siç jemi.

3. Të thuash JO është një opsion

Në jetë, mund të zgjedhësh nëse do të jesh personi real që je dhe t’i përmbahesh vendimeve të tua, ose të humbasësh dhe t’i thuash të gjithëve PO, vetëm për të mos i ofenduar. Të thuash po për çdo gjë mund të jetë aq rraskapitëse! Kështu e mbushni ditën tuaj me gjëra që as nuk doni t’i bëni. Ndalni torturimin e vetes dhe filtroni PO-të që thoni, para se të jetë shumë vonë.

4. Kujdesni nga ajo që dëshironi

Ndonjëherë ne shohim gjërat nga larg dhe ato duken aq tërheqëse. Dhe priremi për t’i ndjekur deri në fund vetëm për të përfunduar të zhgënjyer. Para se të vendosni të kërkoni diçka dhe të shpenzoni energjinë tuaj të çmuar, KONTROLLONI faktet dhe mësoni nga përvojat e njerëzve të tjerë.

5. Bota nuk të ka asnjë borxh

Vetëm se ke punuar fort për diçka nuk do të thotë që duhet ta kesh patjetër. Gjërat nuk dalin gjithmonë si do ti dhe nuk ka problem. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që thjesht ta lini dhe të shkoni tjetërkund.

Të dështosh nuk është fundi i botës

Po ne bëjmë më të mirën për të patur suksesin që ëndërrojmë, por ndonjëherë nuk ia dalim. Madje ndonjëherë mund edhe të prekim fundin. Edhe historitë më të mëdha të suksesit në botë në një moment kanë qenë dështime. Nëse nuk prek fundin, nuk e shtyn dot veten për të shkuar në majë.

7. Nuk ekziston NJERIU I PERSOSUR

Shumë prej jush mbase nuk bien dakord, por është një tjetër e vërtetë që duhet ta pranojmë. Askush nuk është perfekt! Askush. Nëse shihni ndokënd që mburret dhe thotë që ka takuar njeriun e përsosur, ndoshta po fshehin diçka.

8. Nëse ju duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, ndoshta është

Këshillë e vjetër sa koha. Bëj atë që do dhe besoji instiktit tënd. Nëse i beson instiktit do të kesh të drejtë shumë më shpesh nga sa mendon.

Leave a Reply

Back to top button