Your Life

A e dini që këto tipare ju bëjnë të pëlqyeshëm tek të tjerët?

  1. Nuk jeni tipi që “i di të gjitha”

Nuk hyni në biseda dhe bëni sikur i dini të gjitha. I dëgjoni njerëzit dhe bëni pyetjet e duhura. Keni prirjen t’i bëni njerëzit të ndihen mirë me veten e tyre. Njerëzit e gjejnë veten të tërhequr prej jush, për këshilla apo biseda të vogla.

2. Shihni punën tuaj

Nuk jeni snob, por përgjithësisht nuk e jepni mendimin tuaj aty ku nuk nevojitet. Eshtë e mërzitshme kur ke një tip në zyrë që përgjon bisedat dhe jep mendimin e vet, kur askush nuk e ka ftuar ta bëjë. Ju e dini se kur jeni të nevojshëm dhe kur është ide e mirë të ruani një profil të ulët.

3. Nuk mbani mëri

I lini gjërat të rrjedhin, sidomos kur debati është pa lidhje. Me kalimin e kohës keni mësuar të jeni më i madhi, gjë që ju bën të fitoni admirimin e njerëzve. Njerëzit ju pëlqejnë sepse ju edhe ua lini të kuptojnë se kur e shkelin, por edhe nuk mbani mëri ndaj tyre.

4. Jeni të duruar

Ju u jepni njerëzve shanse, hapësirë të rriten, si dhe të gabojnë. Ju e dini që cdo gjë në jetë ka një kurbë të mësuari dhe ju u jepni njerëzve përreth jush një shans që të rriten. Kjo ju bën më të pëlqyeshëm, sepse njerëzit ju besojnë. Ju jeni zakonisht personi tek i cili njerëzit vijnë, kur në zyrë një gjë nuk funksionon.

5. Ju bëni komplimenta

Ju i vini re gjërat tek njerëzit, që do të thotë se nuk jeni të përqëndruar te vetja juaj. Shpesh herë njerëzit ju shohin dhe buzëqeshin sinqerisht, për shkak se janë të lumtur që ju shohin. Njerëzit në të pandërgjegjshmen e tyre kujtojnë që keni thënë dicka të mirë për ta dhe kjo ju bën më të pëlqyeshëm.

6. Ju vini re gjërat e mira tek njerëzit

Ndonjëherë është e vështirë të punosh me njerëz që kanë personalitete të ndryshme, sidomos kur ata janë kaq të ndryshëm nga i yni. Ju jeni në gjendje të shihni të mirën tek njerëzit dhe të fokusoheni më shumë tek ajo, se sa tek të këqiat, gjë që ju hap shumë mundësi sepse jeni të pëlqyeshëm. Jeni në gjendje të kapitalizoni mbi gjërat e mira dhe njerëzit ndihen të vlerësuar përreth jush.

7. Nuk hidheni në konkluzione

Nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa dikush që nuk i di gjithë faktet, dhe mbërrin në një konkluzion të papërshtatshëm, apo të padrejtë. Ju merrni gjithë detajet dhe mësoni gjithë faktet. Kështu nuk shfaqeni si të padrejtë apo të anshëm. Njerëzit ju respektojnë më shumë, për shkak se ju merrni kohë për të analizuar problemet, përpara se të mbërrini në konkluzione të parakohshme.

8. Jeni të sinqertë

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të takosh njerëz të sinqertë këto kohë dhe kjo ju bën më të pëlqyeshëm. Ju nuk jeni fals dhe gjithashtu nuk përpiqeni të dëfreni njerëzit falsë. Ju jepni kritika konstruktive dhe njerëzit shpesh vijnë tek ju kur kanë një problem që duhet ta zgjidhin, sepse e dinë që ju kujdeseni sinqerisht për ta. Pasi keni ndërtuar një reputacion si njeri i sinqertë, cdo gjë që thoni apo bëni do të shihet si e tillë.

9. Jeni bujarë

Nuk jeni koprrac me gjërat e mira. Nëse gjeni një ulje apo një ujdi të mirë, e ndani me të tjerë. Jeni lloji i personit që sillni gjëra të mira në zyrë, nga vendet ku keni qenë me pushime. Nëse ka një gjë që mund tëbëni për të ndihmuar dikë, ju e bëni, gjë që i bënnjerëzit t’ju pëlqejnë.

10. Jeni person i besuar

Njerëzit mund t’ju besojnë sekretet e tyre. Ju nuk e tradhëtoni besimin dhe njerëzit ju besojnë. Ju e dini se sa i ndjeshëm mund të jetë informacioni dhe ju siguroheni që të mos i lini në baltë ata që ju besojnë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button