Shkence

A është Dielli një yll tipik?

Screen Shot 2016-06-12 at 13.39.28Dielli duket shumë i ndryshëm nga pikat e vogla të dritës sikurse duken yjet e tjerë, por kjo është vetëm një çështje distancë. Ylli më i afërt afër Diellit, Proksima Centauri, është rreth 250.000 herë më larg. Edhe pse të gjithë yjet e dukshëm me sy të lirë duken thuajse të njëjtë, ka ndryshime në ngjyra dhe shkëlqim – dhe gama aktuale e yjeve është shumë më e madhe, pasi yjet qe ne shohim janë në distanca gjerësisht të ndryshme.

Në terminologjinë konfuze të astronomëve, Dielli është një yll i verdhë xhuxh – nuk është i verdhë, dhe as është veçanërisht i vogël. Dielli është në fakt i bardhë – por ne na duket i verdhë për shkak se pjesët blu të dritës së tij shpërndahen nga atmosfera, duke prodhuar qiellin tonë blu. Dhe termi “xhuxh” është përdorur për yjet si Dielli për të kontrastuar me yjet e mëdha, të njohur si gjigandët. Në fakt, Dielli renditet tek 10 përqindëshi i yjeve në galaktikë tonë sa i përket shkëlqimit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button