Enciklopedike

A i mbijetoi Jezusi kryqëzimit?

Screen Shot 2015-06-30 at 23.21.32

Gjatësia e kohës që kaloi në kryq po ngre dyshime mes shkencëtarëve. Eshtë një prej pyetjeve më të guximshme të shekullit që kaloi – a i mbijetoi Jezusi kryqëzimit? Shkencëtarët modernë e dinë se një njeri në kryq mund të mbijetojë për dia ditë – por për Jezusin thuhet se vdiq pas vetëm disa orësh. A është e rremë një prej historive më të mirënjohura në botë? Suzanne Olsson ka bërë kërkime prej vitesh. Konkluzioni i saj: “Ponc Pilati paralajmëron ushtarët e tij që të bëjnë kujdes me Jezusin. Ata udhëzohen t’i shkaktojnë plagë të jashtme, me qëllim që të duket sikur është kryqëzuar, por pa e lënduar rëndë”. Olssoni është e sigurtë se Jezusi i ka mbijetuar kryqëzimit.

Disa histori të përcjella gojarisht nga dëshmitarë e konfirmojnë këtë besim të sajin. Ndërkohë që ndodhej në kryq, disa studiues besojnë se Jezusit i dhanë opium – një narkotik që të fut në gjumë të thellë. Për njerëzit që ndodheshin aty, ai është dukur si i vdekur, kështu që do të kishin kohë ta conin në një vend të sigurtë. Po, ku do të kish shkuar Jezusi, nëse do të kish mbijetuar? Ekspertët kanë zbuluar një varr misterioz në qytetin indian të Srinagarit. “Shkopi me të cilin ecte Jezusi ishte vendosur në arkëmort. Pranë varrit ndodhet një pllakë me ilustrime të këmbëve me plagë kryqëzimi”, thotë Olsson. Vendasit e kundërshtojnë, por objektivi i saj final është që të sigurojë mostra ADN-je nga varri dhe të zgjidhë më në fund misterin e kryqëzimit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button