Kulture

Ja cili ishte frymëzimi për Vito Corleonen tek “Kumbari”

Don Vito Corleone ndante tipare me shumë bosë të mafias. Forca dhe ndikimi i Carlo Gambinos, bosi më i fuqishëm i viteve 60 dhe 70. Sjellja sipas traditës e Joseph Bonnanos. Ashtu si Joseph Profaci, Vito përdorte tregtinë e vajit për të maskuar veprimtarinë e tij të paligjshme. Dhe ashtu si familjet Profaci e Bonnano, Corleonet ishin të vegjël, të izoluar dhe të fuqishëm në komunitetet e tyre.

Megjithatë, bosi i mafias që i ngjante më shumë Vitos ishte Frank Costello. Pas luftës së Castellammarese, një konflikt i përgjakshëm mes bandave rivale italiane dhe siciliane ishte shumë i rëndësishëm për të ndihmuar Lucky Lucianon që të konsolidonte bandat e shpërndara të Nju Jorkut në një “komision” prej pesë familjesh. Costello shërbeu si këshilltar për krijesën e Lucianos – një këshilltar i respektuar i kreut të familjes, si dhe ndërmjetës me familjet e tjera dhe arbitër i grindjeve. Kur Luciano u dëbua, Vito Genovese mori drejtimin por shumë shpejt u largua nga vendi.

Costello, prej një kohe të gjatë “pushteti prapa fronit” disi me hezitim mori rolin e kreut të familjes. Ashtu si Corleone, Costellos i buronte pjesa më e madhe e forcës nga ndikimi i tij si dhe lidhjet me figura të fuqishme të politikës dhe biznesit. Ai njihej si “Kryeministri” për aftësitë diplomatike, duke përfshirë, kur ishte e nevojshme, rryshfetin dhe shantazhin. Edhe bosi real i krimit edhe ai i filmit pëlqenin të fluturonin nën radarë, favorizonin arsyen në vend të gjakderdhjes dhe mbajtën qëndrim ndaj mafiozëve që i hynë rrugës së tregtisë së narkotikëve. Po kështu të dy u mbijetuan atentateve në publik. Në fund, kur Marlon Brando po përgatitej për rolin, ai dëgjoi kaseta të Costellos që fliste me komisionin Kefauver për krimin e organizuar. Brando përdori timbrin e Costellos për zërin e tij të Don Corleones. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button