Horizonti.al

A ka ekzistuar vërtetë doktor Frankenshtajni?

Screen Shot 2015-08-25 at 7.46.07 PM

Fizikani Giovanni Aldini, nipi i Luigi Galvanit, studionte gjithmonë në studio efektet e energjisë elektrike mbi kufomat, duke u përpjekur t’i risjellë në jetë, pikërisht ashtu si vepronte doktor Frankenshtajni në romanin e Mary Shelleyt, duke mbledhur pjesë të ndryshme të trupave.

Megjithatë, Aldini nuk i bënte në fshehtësi eksperimentet e tij, si protagonisti i romanit, përkundrazi: organizonte paraqitje publike, gjatë të cilave, duke zbatuar rrymën elektrike tek trupat e njerëzve dhe të kafshëve, i bënte të hapnin sytë dhe gojën etj.

Kështu ndodhi që, gjatë një eksperimenti, gjoksi i një kufome u ul dhe u ngrit për shkak të një kontraktimi… dhe asistenti i Aldinit vdiq prej infarktit.

Për “spektaklet” e tij, fizikani përdorte kufomat e të dënuarve me vdekje. Por, kur në pothuajse të gjithë vendet ekzekutimet kryheshin me prerje koke (dhe ai preferonte të gjithë trupat), në vitin 1803 u transferua në Londër, ku ndëshkimet ishin me varje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button