Histori

A kishte CIA lidhje me Klaus Barbien, Kasapin e Lionit?

Screen Shot 2016-06-30 at 14.32.39

“Kasapi i Lionit”, Klaus Barbie ishte një nga anëtarët më famëkëqinj të Gestapos dhe një nazist i përkushtuar. Megjithatë, pas luftës, inteligjenca ushtarake amerikane e rekrutoi si agjent, e strehoi nga autoritetet franceze dhe në fund e ndihmoi atë të shpëtonte në Amerikën e Jugut. Kjo nuk është një teori konspirative – qeveria amerikane e ka konfirmoi publikisht në vitin 1983, pas një hetimi nga ana e Departamentit të Drejtësisë.

Misteri i vërtetë është ajo që ndodhi më pas. Në Amerikën e Jugut, Barbie u bë një figurë me ndikim në qarqet e krahut të djathtë, një trafikant droge, dhe një lojtar kyç në grushtin brutal të shtetit “Kokaina”, që përmbysi për pak kohë qeverinë e Bolivisë në vitin 1980. Ai u ekstradua në Francë në vitin 1983. A mbajtën shërbimet e inteligjencës të SHBA, duke përfshirë CIA-n, lidhje me Barbien gjatë kohës së qëndrimit të tij në Bolivi?

Ata sigurisht që e menduan. Në raportin e tij të vitit 1983, Departamenti i Drejtësisë citonte dokumentet e CIA-s, e cila kish diskutuar punësimin e Barbiet për të ndihmuar në gjetjen e Che Guevarës, i cili po udhëhiqte një kryengritje komuniste në Bolivi në atë kohë. Zyrtarisht, CIA vendosi të mos vazhdojë me planin, nga frika e planeve franceze për ta ekstraduar Barbien dhe për ta nxjerrë para gjyqit. Megjithatë, ka disa shenja që agjencia mund të ketë kërkuar ndihmën e Barbiet, “off the record”.

Dokumentari i vitit 2007 i Kevin MacDonald, “Armiku i armikut tim” e ka eksploruar këtë ide, teksa një mik i ngushtë i Barbiet këmbëngul se ai ishte takuar me një oficer amerikan zbulimi, i cili  planifikonte operacionet amerikane kundër guerilasve në Bolivi. Provajanë të paplota, ndonëse vlen të përmendet se CIA ishte mbështetëse e fortë e presidentit bolivian, Rene Barrientos, i cili ka pasur lidhje me Barbien. Për momentin, lidhjet e vetme të Barbiet mej inteligjencën perëndimore pas vitit 1951, erdhi në vitin 1966, kur ai ishte punësuar për kohë të shkurtër si spiun nga agjencia BND e Gjermanisë Perëndimore./bota.al

Leave a Reply

Back to top button