Ai ka pasur sukses edhe në neutralizimin e forcës, dikur dominuese në politikën turke, ushtrisë. Erdogani ka përdorur çdo mjet për të arritur atë që dëshiron, dhe nuk pranon asnjë kundërshtim – për këtë thjesht pyesni aleatin e tij të dikurshëm, liderin fetar Fetullah Gylen, rrjeti i shkollave, mediave dhe shoqatave të biznesit të të cilit, janë duke u shkatërruar pjesë – pjesë, pas prishjes së marrëdhënieve me Erdoganin
Nga Henri J. Barkey
Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, mund të provohen të jenë shumë më dramatike se çdo proces i mëhershëm zgjedhor në të kaluarën e afërt të Turqisë. Pa marrë parasysh se cili do jetë rezultati, vendi ka të ngjarë të zhytet në një krizë të paparë politike.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan e ka varur tek rezultati i këtyre zgjedhjeve shpresën, për disa ndrsyshime të thella… Lexoni te plote me poshte, komentin e Henry J. Barkey për Foreign Policy.