Zodiak

Afrimiteti në çiftin midis një Luani dhe një Luani: ndërmjet alkimisë dhe krenarisë.

Një person i shenjës së Luanit mund të gjejë alter egon e tij tek një person tjetër i shenjës së Luanit. Në të njëjtën kohë, mund ta shohë atë edhe si armikun më të keq. Por afrimiteti mes dy personave të kësaj shenje është tepër i fortë, mbi të gjitha është i pakuptueshëm. Në marrëdhënien e tyre ekziston një aftësi natyrale për ta dëgjuar, për ta kuptuar dhe për ta këshilluar personin tjetër.

Janë këto cilësi që e bëjnë lidhjen Luan-Luan një nga më të fortat, si në aspektin negativ, dhe atë pozitiv. Bashkimi me persona të së njëjtës shenjë, duket sikur na vendos përballë vetes sonë. Kjo gjë është më e shprehur në rastin e Luanit, pasi çdo person i kësaj shenje dëshiron të ndihet unik dhe të jetë në qendër të vëmendjes së personit tjetër. Nëse ata vendosin të qëndrojnë krenarë, atëherë ky është fundi i lidhjes së tyre, pasi dikush duhet të lëshojë pe në një lidhje dhe ata nuk janë natyrë që i japin të drejtë personit tjetër.

Në një lidhje, një Luan mundohet t’i minimizojë problemet, të jetë optimist, besnik dhe të komunikojë sa më tepër me personin tjetër. Lidhja me një Luan tjetër favorizohet edhe nga aspekti seksual, pasi janë shenjë që në shtrat kanë shumë alkimi. Thjesht fakti që janë tepër krenarë, që duan të jenë në qendër të vëmendjes, si dhe të jenë personat më të pëlqyer në angazhime të ndryshme, mund ta bëjë lidhjen e tyre të mos zgjasë gjatë.

Back to top button