Personazhe

Al Pacino: Unë dhe John Lennoni…

Screen Shot 2015-07-17 at 22.26.15

Në filmin e tij më të fundit, Danny Collins, Al Pacino luan rolin e një rock stari të moshuar që është i detyruar të rivlerësojë jetën e tij, kur një letër që i është shkruar në rininë e tij nga vetë John Lennon, del në dritë. Al Pacino ka folur shkurt për revistën Empire.

A e ke takuar ndonjëherë John Lennonin?

Po. Të gjithë e kemi patur “një moment të Nju Jorkut”. Po shëtisja nëpër Central Park, pikërisht në vendin ku ai jetonte dikur (Ndërtesa Dakota në perëndim të Central Parkut, aty ku Lennoni u vra në vitin 1980) dhe kaluam në rrugë. U përshëndetëm dhe i buzëqeshëm njëri-tjetrit. Ishte një moment njohjeje reciproke. Kam takuar edhe Yokon. U trondita dhe u trishtova kur Lennoni u vra. Ishte një artist i madh dhe ajo qe një humbje e tmerrshme.

Titulli origjinal i filmit ishte “Imagined”. A luan një rol domethënës kënga “Imagine”?

Ishte një këngë e kohës, dhe ishte një pasqyruese e mirë e John Lennonit dhe asaj që ai po përpiqej të arrinte. Ai thotë dicka shumë të bukur në letrën që i shkruan Dannyt, dicka që thotë se suksesi dhe fama nuk e dëmtojnë artin tënd. Vetëm ti mund ta dëmtosh artin tënd.

A i ke parë ndonjëherë Beatles-at?

Nuk i kam parë asnjëherë live, por më pëlqen shumë muzika. Nuk kam parë as Rolling Stones.

Ti këndon vetë në film. A ishe nervoz në fillim?

Më kanë ndihmuar këngëtarë dhe muzikantë profesionistë. Kur kam qenë fëmijë dhe merresha me teatër, kam kënduar: në shkollë kam luajtur muzikale. Do të thoja që të kënduarit është jo keq, por kur jam vetëm. Por kur dal para njerëzve, gjërat ndryshojnë disi (qesh).

Sa shumë ke ndikuar në pamjen e Danny Collinsit?

Sa herë që merrem me një film, lë që secili departament të bëjë punën e tij. Janë disa xhaketa që ose do i blej, ose do u kërkoj të mi dhurojnë; janë tipike rock’n’roll. Mendoni se mund të largohem nga shesh xhirimi me këtë pamje?

Absolutisht.

Faleminderit. Sigurisht, sapo të mbarojë filmi do i them vetes: “Al, po c’dreqin po mendoje. NUk mund ta veshësh këtë!”

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button