Enciklopedike

Amerika dhe Britania bashkëpunuan për një “strofkull” gjigande në një ishull

Seria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
lairE mbani mend se si tek “Skyfall”, personazhi negativ SIlva i Javier Bardem kishte një bazë të fshehtë dhe tëfrikshme në një ishull të shkretë, në të cilin ai detyroi të gjithë banorët që të largohen? Amerika ka një të atillë.
Në vitin 1965, SHBA vendosi që ishulli i Diego Garcias në Oqeanin Indian, në atë kohë një koloni britanike, do të ishte vendi i përsosur për një bazë ushtarake super të fshehtë I vetmi problem ishte se ishulli kishte me mijëra banorë. Kështu, qeveria britanike miratoi ashtu si rastësisht një ligj që e bënte të paligjshme për civilët të jetonin aty. Më pas, ata i grumbulluan vendasit me forcën e armëve, duke i detyruar që të zhvendosen qindra kilometra më tutje në Mauritius. Si bonus, ata grumbulluan dhe gazifikuan edhe kafshët që u përkisnin ishullorëve.
Gjysmë shekulli më vonë, ishullorët vazhdojnë të përpiqen të rimarrin ishullin e tyre. Në vitin 2012, ishulli u shpall pjesë e një vendstrehimi për kafshë të egra, që sipas ishullorëve ishte thjeshtë një justifikim ligjor për të penguar rikthimin e tyre në shtëpi. Britania këmbënguli se kjo nuk ishte aspak e vërtetë – deri kur kabllogramat e Wikileaksit zbuluan para botës se pikërisht kjo ishte e vërteta.

Leave a Reply

Back to top button