Kulture

Anektoda / Fati i Mark Tueinit…

Screen Shot 2016-04-14 at 18.15.37Një ditë, gjatë një turi leksionesh që mbante, Mark Tueini hyri në një berber vendas për t’u rruajtur. Kjo, i tha Tueini berberit, ishte hera e parë që ai vizitonte qytetin.

“Ke zgjodhur kohë të mirë për të ardhur”, i tha berberi.

“Ou?” u përgjigj Tueini.

“Mark Tueini do të mbajë një leksion sonte. Besoj se do doje të shkoje?”.

“Them se po…”

“A ke blerë biletë?”

“Jo, ende jo”.

“Epo janë shitur të gjitha, kështu që do të të duhet të rrish në këmbë”.

“Ky është fati im”, tha Tueini. “Unë rri gjithmonë në këmbë kur ai tipi jep leksione!”

Leave a Reply

Back to top button