Teknologji

Apple gati të nxjerrë “iPhone Air”

Screen Shot 2015-05-24 at 21.45.28Apple raportohet se është duke menduar prodhimin e një iPhone me ekran 4-inç dhe mund të cilësohet si gjenerata e re e telefonave të gjigantit amerikan.

Së fundmi është publikuar një video në të cilën mund të shihet se si mund të duket telefoni i ri i cili pritet të quhet iPhone Air.Raportohet se iPhone i ri do të jetë i hollë vetëm 4.3 milimetra, 1.8mm më i hollë se iPad Air.

Ekrani do të ketë rezolucion 1920×1080 Full HD ndërsa kamera do të jetë 13-megapixel.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Apple, por telefoni me ekran 4-inç vështirë se do të prodhohet kur dihet se gjiganti amerikan është fokusuar në prodhimin e telefonave me ekran më të madh.

Leave a Reply

Back to top button