Ekonomi

Apple po mbyll përsëri dyqanet për shkak të koronavirusit

Apple është duke mbyllur përkohësisht shtatë dyqane në zonën e Houston, për shkak të një rritje të shpejtë të rasteve me koronavirus dhe shtrimeve në spitalet brenda dhe rreth qytetit më të madh të Teksasit.

Ashtu si shumë shitës të tjerë, kompania e teknologjisë mbylli të gjitha dyqanet në të gjithë botën në mars, përpara se të rihapte gradualisht objektet e saj në Shtetet e Bashkuara pasi shtetet dhe lokalitetet liruan kufizimet e tyre. Por me shpërthimet e përhapura në nivele rekord në pjesën më të madhe të Jugut dhe Perëndimit, masa për të mbyllur përsëri disa dyqane mund të sinjalizojë një rezistencë në rritje nga bizneset e mëdha për të mos vazhduar ekspozimin e punonjësve dhe klientëve të tyre.

“Ne po e ndërmarrim këtë hap pasi po e monitorojmë nga afër situatën,” tha kompania në një deklaratë, “dhe ne mezi presim që ekipet dhe klientët tanë të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Apple tashmë ka mbyllur gati një duzinë dyqanesh në Arizona, Florida dhe Carolinas, të gjitha këto kanë raportuar kohët e fundit për rritje të infeksioneve të reja. Disa kompani të tjera kanë bërë lëvizje të ngjashme: Të mërkurën, Disneyland në Kaliforni tha se do të vonojë rihapjen e saj, e cila ishte caktuar për në 17 korrik.

Nga 271 dyqane që ka Apple në të gjithë vendin, rreth 200 janë të hapura për momentin, sipas Bloomberg, të gjitha dyqanet rrespektojnë masat shëndetësore si kërkesa për vendosjen e maskave dhe kontrollet e temperaturës së klientëve. Washington Post / bota.al  

Leave a Reply

Back to top button