AnalizaMAIN

Armët e politikës së jashtme kineze: Teknologjia, shtrëngimi, korrupsioni

Nga Hal Brands

Makineria e Kinës për dominim global, kombinon metodat e përjetshme me ambiciet e shekullit XXI. Për shembuj mos shkoni më larg se synimi në rritje i Pekinit për sfera të reja të ndikimit. Ashtu si fuqitë e mëdha para saj, Kina synon ndikojë dhe kontrollojë në periferinë përreth saj.

Ajo aspiron të ndërtojë fusha gjeopolitike, ku interesat e saj mbrohen dhe kërkesat e saj merren parasysh. Megjithatë, Pekini po e bën këtë pjesërisht përmes një qasje të epokës tek rivaliteti strategjik, që i detyron rivalët të mendojnë se cilat janë sferat e ndikimit, dhe cila është rruga e duhur për t’i kundërshtuar ato.

Termi “sfera e ndikimit i referohet një zone, në të cilën një vend i madh mund të ushtrojë autoritet mbi aktorët e vegjël, duke i mbajtur rivalët e tjerë të mëdhenj larg saj. Që nga antikiteti, fuqitë ambicioze kanë synuar krijimin e sferave tyre ndikimit për 4 arsye themelore:mbrojtja (si një mbrojtje strategjik ndaj rivalëve); projeksioni (si një bazë e sigurt nga e cila mund të ushtrohet ndikim global); fitimi (si një mënyrë e shfrytëzimit të burimeve, qasjes në tregje dhe shfrytëzimit të ekonomive vogla); dhe prestigji (si një simbol i statusit, si përkundrejt fuqive më të vogla ashtu edhe atyre më të mëdha njësoj.

Megjithatë, tiparet e veçanta të atyre sferave kanë ndryshuar. Për shembull në shekullin XIX, Britania zotëronte në mënyrë joformale një perandori në Amerikën e Jugut, duke e ushtruar ndikimin e saj kryesisht nëpërmjet financave, por edhe përmes kërcënimit të Flotës Mbretërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik e dominoi me dhunë Evropën Lindore. Ajo i riformatoi qeveritë komuniste lokale sipas imazhit saj, duke përdorur metodat e shtetit policor dhe Ushtrisë së Kuqe për të garantuar disiplinën gjeopolitike në vendet brenda sferës së saj të ndikimit.

Pas Luftës së Ftohtë, u duk sikur sferat e ndikimit ishte zhdukur, dhe kjo pasi kishte vetëm një superfuqi, SHBA-ja, dhe ajo ishte e vendosur t’i mohonte këto privilegje çdo llojkonkurrenti tjetër. “Nuk nuk do t’i njohim ndonjë kombi të drejtën e pasjes së sferave ndikimit”- tha në vitin 2009 zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Por me sa duket,Kina ka të tjera ide në kokë. Projekti i saj gjeopolitik,përmban disa metoda që atyre që studiojnë historinë e rivaliteteve të shkuara, do t’u duken të njohura, ndërsa mjetet e tjera janë më të reja. Në Azinë Lindore dhe gjetkë, përreth periferisë së saj të afërt, Kina po synon krijimin e një sfere tradicionale të ndikimit.

Ajo ka krijuar marrëdhënie në fushën e tregtisë dhe investimeve, me synim rritjen e varësisë ekonomike nga Pekini, duke i bërë vendet fqinje gjithnjë e më të prekshme ndajshtërngimit ekonomik kinez. Gjithashtu ajo po përdor një forcë ushtarake në rritje në formë presioni, dhe ndoshta në fund për t`a pushtuar ishullin e Tajvanit, ka zgjeruar pretendimet e saj në jugun e Detin e Kinës Jugore, dhe për t’i detyruar vendet e rajonit të Indo- Paqësorit që të mendohet 2 herë para se të ndërmarrin veprime që mërzisin Pekinin.

Duke synuar acarimin e marrëdhënieve mes SHBA- dhe aleatëve të saj në rajon, këto masa kanë për qëllim ta dëbojnë Uashingtonin nga rajoni,ashtu siç Uashingtoni dëboi dikur rivalët evropiane jashtë zonës së Karaibeve.

Dhe Kina është duke përdorur gjithnjë e më shumë fushatat e ndikimit politik, ndihmën financiare specifike për të korruptuar zyrtarët e shteteve të ndryshme, dhe ndërhyrje të tjera për t`a kthyer politikën e rajonit favorin e saj.

Zyrtarët ushtarakë kinezë, mund ta` mohoj se vendi do të synojë ndonjëherë “krijimin e një sfere ndikimi”.Në fakt, Kina është duke ndjekur një rrugë të tillë, ashtu si fuqitë e dikurshme.Megjithatë, në të njëjtën kohë Pekini është duke luajtur lojën e sferave të ndikimit në shekullin XXI, duke kërkuar krijimin e një zone të madhe të përcaktuar më pak nga gjeografia sesa teknologjia.

Shihni cilat janë disa nga mënyrat, përmes së cilave Pekini po ndërton marrëdhënie në fushën e teknologjisë, që do ta lidhë më ngushtë me të vendet në të gjithë Eurazinë dhe përtej. Kompanitë kineze ndërtojnë linjat kabllore me fibra optike dhe qendrat e dhënavepërbëjnë shtyllën kurrizore të internetit.

Një projekt i quajtur“Digital Silk Road”, po vendos kompanitë kineze në zemër të rrjeteve të përparuara telekomunikacionit në të gjithë botën në zhvillim. Pra, ai do të sjellë një përhapje globale teknologjive kineze të mbikëqyrjes, e shoqëruar me krijimin e njëmonedhe kineze dixhitale, që do të shërbejë si një mënyrë shkëmbimi përgjatë nismës sëBrezit dhe Rrugës.

Ndërkohë, ndërtimin i infrastrukturës dixhitale nga kompani të tilla si Huawei Technologies Co. dhe ZTE Corp.”, që janë ligjërisht të detyruara të bashkëpunojnë me PartinëKomuniste Kineze, i japin një avantazh të madh ekonomik, dhe një potencial për spiunazh. Teknologjia e mbikëqyrjes do të afrojë më shumë Pekinin me autokratët ajo po i ndihmon të qëndrojnë në pushtet.

Dhe ndikimi teknologjik në rritje i Kinës, do t`a ndihmojë atë të ketë nën varësi shumështete,që do e mbështesin mbi çështjen e qeverisjes internetit global, apo në udhëheqjen eorganizatave rëndësishme ndërkombëtare.

Disa ekspertë kanë hipotetizuar se vetë interneti mund të bëhet gjithnjë e më shumë një sferë kineze e ndikimit. Të tjerë parashikojnë se bota do të ndahet në blloqe rivale teknologjike, që do të na kujtojnë ndarjen e Luftës së Ftohtë Lindje-Perëndim.

Administrata Biden, përballen me një përzierje të sfidave gjeopolitike vjetra dhe të reja. Kundërvënia ndaj tyre do të kërkojë investime tek instrumente gjeopolitike të njohura tashmë, si zgjerimi i forcës ushtarake Paqësorin Perëndimor, si dhe mjete të reja të “artit të qeverisjes, si fushata shumëpalëshe për të ruajtur standartet demokratike internetit, apo për t’u ofruar vendeve në zhvillim një infrastrukturë dixhitale financiarisht të përballueshme.

Fatkeqësisht koha për të vepruar po mbaron. Hapësira e Amerikës për të ndalur prishjen e një ekuilibri rajonal dhe një zhvillimi kinez tekno-perandorak, mund të mbetet e lirë edhe vetëm për disa vite.

SHBA-ja është prej kohësh armiqësore ndaj sferave influencës nga fuqitë autoritare, për shkak të frikës se ato zona do t`u japin atyre më shumë fuqi në skenën globale. Kjo qasje nuk ka ndryshuar as në epokën kineze revizionizmit, edhe pse natyra e këtyre sferave nuk është më ajo e dikurshmja. /

“Bloomberg”

Back to top button