Enciklopedike

Arsyeja e vërtetë e konvertimit të Konstantinit

Screen Shot 2015-04-26 at 18.07.44

Konstantini sundoi perandorinë romake në shekullin 4, dhe konvertimi i tij i habitshëm për bashkëkohësit, e shndërroi kristianizmin në një prej besimeve fetarë më të mëdhenj në Tokë. Përpara konvertimit të Konstantinit, më e mira që të krishterët mund të shpresonin në Perandori ishte një lloj indiference që t’ua kursente vuajtjet. Megjithatë, nuk është aspak e sigurtë se cfarë shkaktoi këtë ndryshim epokal të besimit. Historia më e njohur, që është përcjellë nga Laktantiusi, thotë se Konstantini kish parrë një ëndërr një natë përpara një beteje të rëndësishme, dhe një murg i zoti e interpretoi atë nga këndvështrimi i të krishterëve. Nga ana tjetër, Eusebiusi shkruante se një vizion i Zotit u shfaq mbi betejë, duke i kërkuar Konstantinit që të dekoronte mburojën e tij me simbolin e Krishtit. Të dy shkrimtarët nuk bien dakord edhe për vendin ku ndodhi konvertimi, dhe nëse i ka paraprirë, apo ka ardhur pas betejës. Më pas, është dhe cështja shumë e debatueshme, nëse ka patur një ëndërr apo një shfaqje. Shumë studiues nëpër shekuj kanë sugjeruar se konvertimi i Konstantinit në një fe që ishte e përhapur mes ushtarëve erdhi më pak prej besimit të sinqertë dhe më shumë prej një etjeje të fortë për pushtet.

Leave a Reply

Back to top button