Muzike

Ata censuruan Eugent Bushpepën prej tatuazheve, “hakmerret” Eurovizion

European Broadcast Union ka ndaluar një prej kanaleve më të mirënjohur të Kinës që të transmetojë pjesën e mbetur të Festivalit Europian të Këngës.

Mango TV censuroi flamujt dhe tatuazhet e këngëtarëve gjatë performancës së tyre. Një prej këngëtarëve që u censuruan ishte edhe Eugent Bushpepa, të cilit kënga nuk iu transmetua fare, bashkë me atë të Irlandës.

Sipas Unionit, censura bie ndesh me vlerat e diversitetit dhe televizioni kinez nuk do të lejohet që të trasmetojë as finalen e Festivalit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button