Ekonomi

Athina: “Na mbaruan paratë!” Europa, e trembur

“Ne kemi përshkuar dy të tretat e distancës që na ndante nga kredidhënësit, tani u takon atyre të afrohen”, ka deklaruar ministri grek i financave, Varoufakis. Mëkat që, si janë gjërat tani, as BQE, as BE dhe as FMN nuk kanë ndërmend ta bëjnë. “Greqia duhet të përmbushë në njëqind përqind angazhimet që ka marrë në 20 shkurtin e kaluar dhe pikërisht për këtë arsye, ka përpara ende shumë punë për të bërë”, ka deklaruar, pa asnjë shenjë fleksibiliteti ministri gjerman i Financave, Schaeuble

Screen Shot 2015-05-25 at 12.11.57

“Rien ne va plus”. Paratë na mbaruan. Dhe Greqia, për herë të dytë brenda pak ditësh, përsërit se në qershor nuk do të jetë në gjendje të paguajë Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Nuk e duam falimentin dhe nuk po luajmë me bllofin – ka thënë Ministri i Brendshëm, Voutsis. Problemi është se nuk kemi më likuiditete. Dhe pa një marrëveshje me kredidhënësit që të na ofrojë pak oksigjen, nuk do të mund të paguajmë 1.6 miliardët që i detyrohemi FMN-së muajin e ardhshëm”.

Kësti i parë rej 305 milionë duhet të paguhet deri në 5 qershor. Nëse Athina nuk do të paguajë borxhet, do të nisë një procedurë, e cila brenda një muaji mund të cojë drejt shpalljes së paaftësisë paguese, duke e zhytur vendin në kaos. E gjithë kjo ka shkaktuar shqetësim të madh në tregje.

Sic është e parashikueshme në kësi rastesh, të gjithë përpiqen ta dramatizojnë situatën. Alexis Tsiprasi, pas takimit me Merkelin dhe Hollanden ka mbetur optimist: “Një kompromis është shumë pranë”, ka thënë ai.

Negociatat teknike kanë afruar shumë pozicionet mbi privatizimet, TVSH dhe reformën e administratës publike. Por palët mbeten shumë larg në lidhje me temat më të nxehta (vendet e punës dhe pensionet). Dhe askush nuk duket gati të bëjë një hap pas. “Ne kemi përshkuar dy të tretat e distancës që na ndante nga kredidhënësit, tani u takon atyre të afrohen”, ka deklaruar ministri grek i financave, Varoufakis. Mëkat që, si janë gjërat tani, as BQE, as BE dhe as FMN nuk kanë ndërmend ta bëjnë. “Greqia duhet të përmbushë në njëqind përqind angazhimet që ka marrë në 20 shkurtin e kaluar dhe pikërisht për këtë arsye, ka përpara ende shumë punë për të bërë”, ka deklaruar, pa asnjë shenjë fleksibiliteti ministri gjerman i Financave, Schaeuble.

Cfarë do të ndodhë tani? Negociatat, në teori, do të rifillojnë nesër në fushën teknike, për të provuar sheshimin e dallimeve. Megjithatë, është e qartë se në këtë pikë duhet një zhvillim i shpejtë, duke përfshirë politikën në nivelet më të lartë. Dhe jo rastësisht, Tsiprasi, Merkeli dhe Junckeri mbajnë hapur këto orë një kanal dialogu të drejtpërdrejtë, për të shmangur qarqe të shkurtër shumë të rrezikshëm. Shpresat që javët e ardhshme të mbërrihet në një marrëveshje 360 gradë që të përfshijë edhe ridiskutimin e borxhit grek (gjë që e kërkon Athina) janë reduktuar në minimum.

Të shumtë janë ata që thonë se diskutimet tashmë janë në fazën “merre ose lëre”. Alarmi i likuiditeteve që ka lëshuar Voutsisi dhe daljet e fundit të Tsiprasit (“nuk do të prekim pensionet dhe nuk do të pranojmë poshtërime”) janë tashmë një hap në këtë drejtim. Athina është e bindur se Europa nuk mund t’i lejojë vetes që të lejojë largimin e Greqisë nga monedha e përbashkët, nga frika e një efekti domino – “do të ishte katastrofë për të gjithë”, ka thënë Varoufakisi – si dhe për pasojat e mundshme gjeopolitike të një rrëshkitjeje të sajën në sferën ruse të influencës.

Marrëveshjet e arritura deri sot, thonë mbështetësit e kësaj teorie, janë më se të mjaftueshme për të derdhur të paktën një pjesë të transhit të fundit të ndihmave, prej 7.2 miliardësh. Po kështu, të shumtë janë ata që shprehen të sigurtë se Merkeli do të bindë fajkonjtë, duke shtyrë për në shtator diskutimin e temave më delikate të tratativave. 

A do të ndodhë vërtetë? E mundshme. Ata që mbështesin politikat e rreptësisë fiskale thonë se dalja e Greqisë nga Euro sot është më e menaxhueshme se sa në vitin 2012. Dhe t’i bësh lëshime Tsiprasit do të thotë t’i japësh oksigjen frontit kundër masave të rreptësisë fiskale në kontinentin e vjetër. Në këtë pikë, duket më e lehtë që BE, FMN dhe BQE, për të zhbllokuar situatën, të kapin demin nga brirët, duke e vendosur Athinën përballë një situate “aut-aut”: pranimin e një plani reformash, të shoqëruar me ndihma të tjera, ose prishjen e negociatave. Eshtë pothuajse e sigurtë që Tsiprasi do të thoshte jo. Si partnerët e tij të qeverisë, ashtu edhe krahu maksimalist i Syrizas janë kundër kompromiseve të mundshëm dhe vështirë se do e pranonin një ultimatim të këtij lloji. “Nuk është e thënë që dalja nga Euro është katastrofë”, ka thënë Panagiotis Lafazanis, udhëheqësi i opozitës së brendshme të partisë së kryeministrit.

La Repubblica – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button