Covid19

Autoriteti Shëndetësor Evropian (EMA): NUK KA INDIKACIONE që vaksina shkakton mpiksjet e gjakut

Komiteti i ekspertëve të EMA-s po heton çdo ngjarje të mundshme të padëshirueshme. Ai do të mblidhet të enjten për konkluzionet dhe për të këshilluar EMA-n, nëse duhet të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër. EMA do të bëjë një njoftim menjëherë.

Drejtorja e EMA Emer Cooke thotë se njoftimi ka për qëllim të adresojë interesin “e pashembullt” për sigurinë e vaksinës AstraZeneca dhe të theksojë se është “duke vlerësuar efektet anësore të rralla në lidhje me këtë vaksinë”.

“Ne duhet të kemi së pari faktet, nuk mund të vijmë në një përfundim derisa të kemi bërë një analizë të plotë shkencore”, tha Cooke.

“Aktualisht, nuk ka asnjë tregues se vaksinimi ka shkaktuar këto gjendje. Ato nuk janë shfaqur në provat klinike dhe nuk renditen si ngjarje anësore të njohura ose të pritshme me këtë vaksinë.

Në provat klinike si personat e vaksinuar ashtu edhe ata që morën placebo, kanë treguar një numër shumë të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut. Numri i ngjarjeve tromboembolike në përgjithësi në njerëzit e vaksinuar duket se nuk është më i lartë, se ai i parë në popullatën e përgjithshme.”

Dobia, më e madhe se sa risqet

Cooke thotë se është e rëndësishme të përsërisim që EMA beson se përfitimet vazhdojnë më të mëdha se sa rreziqet, por ekziston një “shqetësim serioz” i cili kërkon një vlerësim shkencor “serioz dhe të detajuar”, pasi ajo u pyet në lidhje me enigmën me të cilën përballen shtetet që kanë ndalur fushatat – duke i vendosur kështu njerëzit potencialisht në rrezik më të madh prej Covidit fatal.

Back to top button