Enciklopedike

Barcaletat e Fyhrerit

Ndonëse historia i ka dhënë atij një portret shumë të errët, Hitleri kishte një sens humori mjaft thumbues dhe në kufijtë e sarkazmës, teksa nuk kursente as edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Njëherë, gjatë një dreke në të cilën merrnin pjesë edhe besnikët e tij, Joseph Goebbels dhe Hermann Göring, ai iu drejtua: «Të gjithë ju mund ta dini se çfarë janë një volt dhe një amper, por unë mendoj se nuk e dini, se çfarë janë një goebbels dhe një göring. Goebbels është sasia e budallallëqeve, që një njeri mund të thotë në një orë, dhe një göring është sasia e metalit që mund të vendoset mbi prehërin e një burri”, duke iu referuar qartazi fjalëve të Goebbelsit dhe dekoratave të shumta, që Göring pëlqente të mbante. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button