Your Life

Bëje sinqeritetin stilin tënd të jetës, do të jesh më e mirë

Sinqeriteti është një mënyrë jetese, por para se të jesh me të tjerët duhet të mësosh të jesh e tillë me veten tënde. Vetëm duke patur të qartë atë që dëshironi, ju mund të shmangni rënien në situata rraskapitëse emocionale.

Do të ishte një botë më e mirë nëse secili nga ne do të përdorte mirë ndershmërinë dhe integritetin ndaj vetes tonë. Ne duhet të jemi ata që vendosim se çfarë duam të ndodhë, çfarë është e saktë dhe çfarë jo. Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e lehtë të jesh e sinqertë.

Mos thuaj gjysmë të vërteta

Le të mendojmë pak për këtë: sa herë ndodh që të themi një gjysmë të vërtete për të mos dëmtuar ndjenjat e atyre që duam apo të mos ndjehemi në faj? Ka vërtet shumë situata në të cilat ne zgjedhim të shqiptojmë një gënjeshtër të vogël me qëllime të mira, por në planin afatgjatë zgjedhja mund të jetë gjithçka përveçse e dobishme.

Sinqeriteti duhet të jetë stili i jetës tonë, një mënyrë për të ndërtuar një realitet më të mirë për të gjithë.

Mos u sill si hipokrite

Ka shumë që bëjnë sikur veprojnë dhe mendojnë në një mënyrë të caktuar, por, në realitet, veprojnë ndryshe, ata janë njerëz hipokritë. Ata jetojnë duke harruar mendimet, veprimet, dëshirat, dhe kjo gjeneron një siklet që i çon në pakënaqësi.

Një studim i kryer nga Universiteti i Danimarkës Jugore ka treguar se sinqeriteti gjeneron mirëqenie për ne dhe për njerëzit rreth nesh.

Sidoqoftë, përpara se të jemi të sinqertë me të tjerët, duhet të mësojmë të jemi të vërtetë me veten tonë. Ne dëgjojmë zërin tonë të brendshëm, instinktin tonë. Dhe të bëjmë atë që ne me të vërtetë ndjejmë.

Gënjeshtrat të burgosin

Gënjeshtrat, edhe nëse thuhet për mirë, na bëjnë të burgosur, të pakënaqur, sepse futemi në një rreth vicioz të pafund. Në fakt, çdo gënjeshtër ndiqet nga një tjetër gjithnjë e më e madhe. Sinqeriteti na kursen kohë dhe fiton besimin e atyre përreth nesh.

Të jesh i sinqertë kërkon guxim, natyrisht, por shumë përfitime rrjedhin nga ndershmëria. Nëse jemi të sinqertë, bota jonë do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme, pasi kjo do të na lejojë të krijojmë marrëdhënie dhe situata më të lumtura dhe më të qarta.

Le të përpiqemi, me të vërtetë, duke filluar nga vetvetja. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button