Your Life

Besnikëria është karakteristikë e njerëzve inteligjentë

Rodolfo Llinas është një neuroshkencëtar kolumbian që ia ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës studimeve të trurit. Ka drejtuar programin Neurolab të Nasës dhe akutalisht është drejtor në departamentin e psikologjisë dhe neuroshkencës së universitetit në Nju Jorku. Para do kohësh ka dhënë një intervistë që ka befasuar shumë për koncepte të tilla si besnikëria, dashuria dhe lumturia. Deklaratat e tij tregojnë atë që shumë e intuitojnë falë një ndjesie të përbashkët, eksperiencës ose observimit të sjelljes njerëzore. Studiuesi pohon se truri është një system i mbyllur, i “shpuar” vetëm nga ndjenjat. Thuhet se funksioni i tij përfaqëson një analogji me atë të një kompjuteri me ndryshim se truri ka plasticitet dhe kreativitet, modifikohet, ushqehet dhe ndryshon. Sipas studimeve të tij mbi trurin, struktura intelektuale bazohet në sferën emocionale. Në fillim emocioni, pastaj arsyeja. I formojmë idetë e botës jo nga arsyeja, por nga ajo që provojmë.

Dashuria zë një vend qetësie dhe besnikëria është tipike e më inteligjentëve, – shprehet studiuesi.

Besnikëria është inteligjencë

Rodolfo thotë se zona emocionale e trurit është nga më të vjetrat. Ka qenë para se të zhvillohej; bëhet fjalë për trurin e ashtuquajtur zvarranik ku ekzistojnë vetëm reagime dhe lëvizje stereotipike. Për këtë arsye afrohen ose largohen, nëse duan ushqim, sulmojnë, nëse duan të mbrohen dhe bëjnë seks, nëse duan të riprodhohen. Dashuria e ka origjinën në të njëjtën zonë, por fut në lojë edhe funksionet fiziologjike të ndryshme. Dashuria thotë ai është si një karamele; kush është i dashuruar bëhet llupës. Kërkon të ketë më shumë dashuri nga personi që dashuron. Ai shton se askush nuk vdes nga tepria e dashurisë. Dashuria sipas tij nuk është si të bësh gjimnastikë, por si të kërcesh nga pikëpamja fiziologjike. Përsa i përket të ashtuquajturës dashuri e përjetshme, shprehet se është tipike e inteligjentëve që strukturojnë dhe modelojnë skema veprimesh fikse të bazuara mbi konceptin e të parit të tjetrit si veten; të kujdesem është përgjegjësi e imja dhe anasjelltas. Dija se nuk pret ndonjë thikë pas shpine është normë.

Qenia njerëzore sa më inteligjente të jetë aq më shumë orientohet nga shqetësimet e humanizmit, heq mënjanë situatat që destabilizojnë jetën e tij ose investon energji për veprime më të ndërlikuara. Llinas thotë se dashuria e përjetshme është një kërcim i pafundmë mes neuroneve mes dy personave inteligjentë. Rodolfo nuk është i vetmi që flet për lidhjen mes inteligjencës dhe besnikërisë. Një studim të ngjashëm ka kryer edhe Satoshi Kanazawa, specialist në psikologjinë evolutive. Njerëzit thotë ai me koefiçent intelektual më të lartë i japin një vlerë më të madhe besnikërisë në çift. Tek gratë është ndryshe: të gjitha i japin vlerë pavarsisht nivelit të tyre të inteligjencës. Studimi tregon se monogamia është një fazë superiore mbi evoluimin e njeriut. Një fillim qenia njerëzore ishte e lidhur me sjelljen instiktive të gjitarëve, kjo e çonte në poligami. Megjithatë si në historinë e njerëzimit, qoftë edhe në atë individuale monogamia duket se nënkupton nivelin superior të evoluimit.

Në të vërtetë tradhtia ka si kusht kohën e lirë në dispozicion dhe një predispozitë emocionale në konflikt. Kur një pjesë e kohës sonë është e zënë, është e ndërlikuar harxhimi i kësaj kohe në intriga dhe në strategji të lidhura me tradhtinë. Është më inteligjente krijimi i një marrëdhënieje të stabilizuar dhe rritja e saj, sesa kalimi nga një raport në tjetrin. Monogamia jep kënaqësi dhe nuk është sakrificë. Ashtu si çdo situatë njerëzore me vlerë kërkon edhe sforcime. Nëse jeta individuale fokusohet në objektiva të mëdha, me siguri një shok jete është një thesar, përkundrazi, nëse jeta fokusohet në banalitet një raport i stabilizuar pengon këtë kotësi. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button