Analiza

“Bild”: CIA dhe FBI ndihmojnë ukrainasit

bildCIA dhe FBI në ndihmë të qeverisë së Kievit. Dhjetëra specialistë të shërbimeve të fshehtë dhe policisë federale amerikane po kontribuojnë për të ndihmuar qeverinë ukrainase. Lajmin e ka bërë të ditur Bild am Sonntag, edicioni i të dielës i të përditshmes gjermane Bild. Duke cituar burime anonimë gjermanë, Bild saktëson se CIA dhe Fbi po e ndihmojnë Kievin për t’i dhënë fund rebelimit në Ukrainën lindore dhe për të krijuar një aparat efikas sigurie. Bild shton se agjentët nuk janë angazhuar direkt në përplasjet me separatistët filorusë. “Veprimtaria e tyre është e kufizuar në kryeqytet”, shkruan gazeta në edicionin e djeshëm. Vec kësaj, agjentët e FBI ndihmojnë Kievin në luftën kundër krimit të organizuar, ndërkohë që një ekip i specializuar në cshtjet financiare po angazhohet për të identifikuar origjinën e pasurisë së akumuluar nga ish presidenti ukrainas, Viktor Janukovic. Muajin që kaloi, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se drejtori i CIA-s, John Brennan kreu një vizitë në Kiev, në kuadër të një udhëtimi në Europë, një ndalesë që Moska nxitoi ta dënojë.

Leave a Reply

Back to top button