Shkence

Binjaket, të cilat mund “të ndajnë mes tyre” ndërgjegjen

Screen Shot 2015-05-06 at 09.04.13Krista dhe Tatiana Hogan janë binjake kraniopagus, që do të thotë se ato janë të lidhura në kokë. Është një gjendje ektremisht e rrallë që ndikon vetëm 1 në 2.5 milionë lindje, dhe shumica e atyre që e vuajnë nuk mbijetojnë. Gjithsesi Krista dhe Tatiana janë të veçanta. Jo vetëm që ato janë relativisht të shëndetshme, por ndajnë një strukturë unike që neurokirurgu Douglas Cochhrane e ka quajtur “ura talamike”. Lidh Talamusin e Kristës me atë të Tatianës dhe mund të ndryshonte mënyrën që ne mendojmë për koncepte si “vetvetja”. Talamusi është një organ me lobe dyfishe që luan role të rëndësishme në përpunimin e të dhënave sensoriale dhe në krijimin e ndërgjegjes.

Derisa Talamusi i Kristës dhe Tatianës janë të lidhur, shkencëtarët dhe anëtarët e familjes Hogan mendojnë se vajzat mund ta shikonin botën ndryshe nga ne. Për shembull, Dr. Cochrane beson se vajzat mund të shikojnë përmes syve të njëra tjetrës. Ai arriti në këtë konkluzion pasi mbuloi sytë e Krist-ës, duke vendosur elektroda në kokën e saj dhe e pa trurin e Krist-ës të përgjigjej pasi ndezi një dritë në bebëzat e Tatianës. Eksperimenti me stroboskop është thjesht një shembull i perceptimit të përbashkët të binjakeve. Herë të tjera një vajzë do të jetë duke vështruar TV ndërsa tjetra është duke vështruar diku tjetër. Papritur binjakja që nuk po shikon televizion do të fillojë të qeshi në atë që është duke ndodhur në ekran. “Ura e tyre talamike” ndikon gjithashtu në shqisën e tyre të shijes.

Krista është e dhënë pas salcës së domates, por Tatiana e urren atë. Njëherë, Krista po hante Salcë domate dhe Tatiana me furi u përpoq ta fshinte atë nga gjuha e saj megjithëse ajo nuk ishte duke ngrënë vetë salcë domatesh. Të tjerë shembuj të çuditshëm përfshijnë që Krista është duke ndierë dikë që prek Tatianën, apo të dyja vajzat duke shkuar për te lavamani, kur njëra është e etur. Ndoshta fenomeni më i çuditshëm nga të gjithë është se binjaket përdorin ndonjëherë fjalën “unë” për të përshkruar të dyja ato përnjëherësh. Deri në vitin 2011, askush nuk kishte bërë prova bindëse tek vajzat dhe për gjendjen e tyre të çuditshme. Gjithsesi, shkencëtarët të cilët e kanë vëzhguar sjelljen e tyre dhe skanimet e trurit janë të befasuar. Ndërsa askush nuk mund të thotë me siguri për momentin, duket me të vërtetë se Krista dhe Tatiana mund të ndajnë mendime private dhe të perceptojnë atë çfarë tjetra është duke ndierë. Faktikisht të ngroh zemrën njëfarësoj – s’ka rëndësi sesa e vështirë do të bëhet jeta e tyre, ato gjithmonë do ta kenë njëra tjetrën për mbështetje.

Leave a Reply

Back to top button