Sport

Bjorn Kuipers, milioneri që arbitroi Angli – Suedi

Ndeshja mes Anglisë dhe Suedisë për një të katërtat e Botërorit në Rusi 2018 pati një protagonist shumë të veçantë në fushë. Pavarsisht lojës sëJordan Pickford ose Raheem Sterling, Bjorn Kuipers tërhoqi vëmendje për historinë e tij paralelisht me arbitrazhin. Hollandezi 45 vjeçar mund të jetë arbitri më i pasur në botë, produkt i aktivitetit të tij jashtë futbollit. I lindur në Oldenzaal, zotëron një rrjet supermarketesh nga të cilat fiton milina dollarë. Ai është arbitër ndërkombëtar qysh prej 2006, Kuipers u kthye në elitën e futbollit duke arbitruar ndeshje veçanërisht të rëndësishme. Kohët e fundit arbitroi finalen e Europa League mes Olympique  të  Marsejës dhe Atletico i Madridit në 16 maj. 10 vite nga debutimi i tij si arbitër ndërkombëtar, hollandezi ka një pasuri që rrotullohet tek 14.6 milionë dollarë. Rrjeti i tij i supermarketeve është një sukses në Hollandë, me paratë e mbledhura është një ndër mbështetësit e pilotit të famshëm të Formula 1 të Max Verstappen. Arbitri hollandez është diplomuar në universitetin e Radboug të Nimegës për administrim biznesi në 2001 si dhe zotëron një parukeri në qytetin e tij të lindjes. Ka shpikur një makinë për të mbledhur shishe bosh në supermarketet e tij. Ka arbitruar finalen e Champions League në 2014 dhe në Eurokupën 2016, Kuipers ka 4 ndeshje të arbitruar në këtë Kupë Bote: Egjipt – Uruguaji, Brazil – Kosta Rika, Spanjë – Rusi dhe Angli – Suedi. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button