Analiza

“Blic”-i i dështuar dhe shpërblimi njëqind milionë Euro

Shtetet e Bashkuara, për këtë arsye, mund të godasin Isis edhe në Siri, janë të gatshëm të dërgojnë 300 marinsa te tjere në Bagdad, si dhe duan të krijojnë një bazë të vërtetë në Kurdistan. Obama kishte përjashtuar “çizmet në terren.” Në vend të kësaj ai ka tashmë një mijë njerëz në Irak dhe ka dërguar të tjerë në Siri. Nuk është Amerika që vendos, por Lindja e Mesme

foleyIsis kërkonte një shumë parash për lirimin e gazetarit James Foley. Së paku 100 milione euro. Për të cilën ai shtoi një kërkesë tjeter: lirimin e disa shokëve, duke përfshirë Aafia Siddiquin, një pakistanez i arrestuar në Teksas me akuzën e terrorizmit. Militantët kanë dërguar disa emaile për familjen e gazetarit dhe disa miqve në vitin 2013, një vit pas rrëmbimit. Ata donin të ushtronin presion psikologjik, por çmimi i fiksuar dukej përtej çdo logjike dhe “jo serioz.” Pastaj, sipas kontaktit të fundit, kanë kaluar në kërcënime të rënda. Prolog për ekzekutimin brutal të Foleyt.
Prapaskenës së shfaqur dje, iu shtuar një tjetër, që ndoshta ka lidhje. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të mbrojnë gazetarin dhe të burgosur të tjerë perëndimorë me misionin e forcave speciale në Siri. Ky operacion nuk është menaxhuar me sukses për shkak se qytetarët e huaj ishin lëvizur. Historia e sulmit të rrufeshëm daton në 4 korrik. Atë ditë, burimet lokale tregojnë një episod misterioz. Komandot e veshura me uniforma amerikane dhe jordaneze janë hedhur nga helikopterë në një fshat në afërsi te Raka-s. Ata “prenë” linjat e komunikimit, dhe më pas sulmuan një fole të terroristëve. Kaluan ditët, episodi u harrua. Por rishfaqet në mbrëmjen e te mërkurës, me një zbulim të bërë publik nga Shtëpia e Bardhë: ne tentuam të shpëtojmë Foley-in.
Shërbimi i fshehtë ka mbledhur informacion të besueshëm mbi praninë e të burgosurve, informacioni vjen nga një burim “njerezor”. Ndoshta një anëtar i Oumagaidatit, fisi që ndihmon militantët në menaxhimin e pengjeve. Apo ndoshta ish pengjet që kanë dhënë edhe detaje në lidhje me torturimin e rezervuar për Foley-in, ku amerikani ishte trajtuar si një kafshë, me ekzekutime të inskenuara dhe një kryqëzim. Plani i Pentagonit mbështetet tek Forca Delta dhe regjimenti i 160 i Operacioneve Speciale te Aviacionit, Night Stalker. Emri i gjatë për Departamentin e helikopterëve te sofistikuara Black Hawk të modifikuar. Jane fantazma të natës. Kanë kryer shumë sulme të tillë, duke përfshirë atë që përfundoi me vrasjen e Osama bin Ladenit. Bashkë me ta, e mundshme edhe prania e Osprey-ve, në fluturim vertikal. Pra, dron-ët. Te nisur nga një bazë miqësore (Jordania? Turqia?), helikopterët zbresin në tokë pranë kazermës se “Bin Ladenit”. Bërthamat e komandove bllokojne rrugët e aksesit gjatë sulmit te madh ndaj strofkulles. Vijon një përleshje intensive me armë dhe kërkimi i të burgosurve.
Operacioni mbyllet pa “urra”: nuk ka asnjë gjurmë të të huajve.
Misioni
Delta Force tërhiqet. Një dëshmitar shtoi: morën me vete rreth një duzinë njerëzish, ndoshta islamistësh. Një armë antiajrore është shkatërruar. Momente dramatike. Obama shpresonte te festonte 4 korrikun – Dita e pavarësisë e SHBA – me një shpallje të fitores. Në vend të kësaj stivoset sekreti. Tani diskutohet gjatë për shërbimin e fshehtë. Është e pashmangshme. Ngrihet pyetja pse goditja doli huq. Sa i mire ishte burimi? Mund te kishte perfunduar në një katastrofë. Përgjigja është se duhej tentuar. Disa zëra bëjnë të ditur se njësia e komandove amerikanë kishte mbërritur vetëm pak orë pas dy varganësh ku ndodheshin edhe figura të rëndësishme të ISIS.
Dhe, sigurisht, ka debate mbi çështjen e shpërblimeve për lirimin e pengjeve. Qeveria gjithmonë e ka kundërshtuar, megjithatë, dikush pyeti në mënyrë provokuese: kanë shkëmbyer ushtarin Bergdahl me talebanët, sepse ai nuk ishte në gazetari? Kolegët e gazetarit shpjegojnë se ata kishin diskutuar për mbledhjen e fondeve, por bëhej fjalë për shuma shumë me të ulëta sesa 100 milionë euro. Një pjese e vëmendjes është drejtuar nga vrasësi.
Njoftime të pakonfirmuara thonë se të burgosurit kanë qenë nën kontrollin e luftëtarëve të Kaukazit – Gjeorgjisë dhe Çeçenisë – se bashku me vullnetarët perëndimore, ka gjasa britanikë dhe Saudite nga rajoni i Najd. Kriminelë që nuk kanë dalë nga shënjestra e amerikanëve. Dje, Sekretari i Mbrojtjes Hagel ka folur për strategjinë afatgjatë, sepse ekstremistët – vlerësuar afro 17.000 – mund të kthehen në ofensivë. Shtetet e Bashkuara, për këtë arsye, mund të godasin Isis edhe në Siri, janë të gatshëm të dërgojnë 300 marinsa te tjere në Bagdad, si dhe duan të krijojnë një bazë të vërtetë në Kurdistan. Obama kishte përjashtuar “çizmet në terren.” Në vend të kësaj ai ka tashmë një mijë njerëz në Irak dhe ka dërguar të tjerë në Siri. Nuk është Amerika që vendos, por Lindja e Mesme. Guido Olimpio/corriere.it/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button