Horizonti.al

Blloku më i madh i gurit i gdhendur ndonjëherë prej njeriut

Screen Shot 2015-09-30 at 09.45.36

Gjendet në Liban: peshon rreth 1,650 ton dhe me përmasa 19.60 metra i gjatë, 6 i gjerë dhe 5.5 i thellë. Ky është një bllok i lashtë guri megalitik i gjetur nga arkeologët e Departamentit Lindor të Deutsches Archäologisches Institut, gjatë gërmimeve në guroren e Baalbek-ut, rreth 65 kilometra në lindje të Bejrutit. Deri më sot, ai është Guri më i madh Megalitik i gdhendur nga dora e njeriut për të cilën ne kemi njohuri. Dhe ky është më i madh, ndër të tjera, prej atij të zbuluar në të njëjtin vend në verën e vitit 2014, me nofkën “Guri i gruas shtatzënë”, 20 metra i gjatë me anët nga katër metra dhe peshon rreth 1,240 tonë.

Këto blloqe të mëdha, sipas ekspertëve, datojnë prapa të paktën dy mijë vjet më parë dhe duhej t’i perkisnin një tempull aty pranë kushtuar Jupiterit, në provincën romake të Sirisë. Në realitet, megjithatë, megalitikët nuk u nxorrën kurrë nga gurorja, ndoshta për shkak se në fund ata u gjykuan të patransportueshëm. Origjina e Baalbek-ut, i njohur në kohët e lashta si Heliopolis dhe tani një Vendodhje e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, daton rreth pesë mijë vjet më parë, në periudhën midis 2900 dhe 2300 pes. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button