LetersiMagazine

“Boll fjete gjumë poshtë shkëmbit që po t’shtyp”

“SHEREBELA” është pseudonimi i poetes që ka hedhur shtat këto dy vitet e fundit, pa dijeninë paraardhësve, duke zhvilluar për veten një botë të re, me kërkesa e ndjeshmëri të ndyshme nga ato të etërve. E lindur thuajse para viteve 2000, temat historike që rëndom mbushin poezitë e çdo zhaneri janë të panjohura për të, përveç atyre që ka dëgjuar e lexuar, por kjo nuk mjafton për shpirtin poetik. Në formimin e vetes së saj artistike  krejt të veçantë, dukuria tanimë botërore e kundërshtimit të rinisë ndërthuret, shprishet dhe tretet së bashku me masivizmin e kulturës dhe ndjeshmërisë që e karakterizon.

“Fëmijë. Jeshile. Sherebel. Dashuri. Të shprehurit. Natyrë. Kuptim. Kjo jam UNË.”- vetëpërshkruhet Sherebela.

 Origjina e fjalës  “sherebel” rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “shërim”. Kë ka për qëllim të shërojë Sherebela? Veten? Ne? Botën? Apo pseudonimi i saj është thjesht  ironizim i një shpirti, talenti i zjarrtë i të cilit shprishet dhe mer trajtë klisheje për faj të këtij brezi letraroautik, që kërkon shërim me thirrje të kodifikuara.

Gri; Djali i kësaj bote

Djali i kesaj bote
fut koken e vet ne grirese cdo mengjes,
thyen kockat e tij sa here
qe kercen,
djali,
i kesaj bote
i dashuron qingjat
dhe therr kemben e tij
per dreke.
Djali i kesaj bote
bertet sepse
ka frike
nga dhembshuria
qe ka brenda;
djali,
harroi te shkruante
pasi askush
s’ish gati te lexonte
te vertetat e tij.
E ka perplasur kjo
bote djalin e saj
aq shume neper rruge,
sa i eshte bere lekura
asfalt.

I shpetuan  padashje botes
sekretet
e tokes nene
dhe e pa djali kte bote
drejt e ne sy,
pa perpelitur syte
i vendosur,
ia nguli syte.
Te syte bojeqielli te djalit
bota pa
reflektimin e vetes
dhe qau
djali donte t’i shtrengonte doren
por e peshtyu,
i thane se kishte nevoje per syze
se shihte vetem erresiren,
djali,
mendonte se
te tjeret e kishin frike
se askush s’mund te donte
dike qe kish prekur „cmendurine“.
Dhe bota e deformoi trupin e djalit

te saj,

pergjate kohes,
qe e zoteronte po ajo;
dhe bota donte vetem ta genjente
sa te mundej ta shtynte menjane
i ofronte perkedhelje
qe djalit
nuk i depertonin ne lekure.
Dhe si te vetmen dashuri qe njohu
ai mori
deri sa fjeti gjume
dhe bota ia doli te
shmangte reflektimin e saj.

Djemte e kesaj bote
jane te shumte ne numer
dhe gjini,
e duan boten pavaresisht
se e lau veten me gjak
vazhdojne perpiqen t’i
tregojne udhen.

Ne nje frekuence te tille
lufte
dyluftimi
bote-femije,
nuk do mbaroje kurre.

-Sherebela

Aty ku s’na dhemb

S’mund të mos shkruaj,
e prap asgjë s’them.

Kam fashuar veten
aty ku s’më dhemb.

-Në gjumë     /Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button