AnalizaMAIN

“BREXIT / Plani i Boris Johnsonit do ta përçajë Britaninë e Madhe

Nga Philip Stephens

Gatishmëria e Boris Johnson për të dëmtuar shanset e Mbretërisë së Bashkuar për të pasurmarrëdhënie të ndershme me Brukselin, duke e rishkruar marrëveshjen e tërheqjes nga BE,është në qendër të debatit politik dhe mediave.

Por projektligji për të krijuar një treg të përbashkët pas Brexit në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, tregon një përçmim për kornizën kushtetuese aktuale që ka Mbretëria e Bashkuar. Duke pohuar epërsinë e padiskutueshme angleze, kryeministri po e fton më këtë sjellje Skocinë të largohet nga unioni.

Whitehall dhe Westminster, ashtu si dhe Edinburg, po forcohet ideja se Brexit e ka bërë të pashmangshme pavarësinë e Skocisë. Bashkimi anglo-skocez i vitit 1707 ishte një marrëveshje e bërë në kushte të caktuara.

Johnson është shprehur se nuk ekziston diçka e tillë”, pasi kufiri midis dy kombeve ishte një produkt i padijes. Skocia nuk hoqi dorë as nga kufiri i saj apo kombësia e saj -dhe as nga sistemet e saj të dallueshme ligjore dhe arsimore.

Unioni kishte të bënte me bashkëpunimin jashtë vendit. Skocia siguroi qasje në perandorinë britanike në zhvillim, dhe Anglia tek sipërmarrësit, inxhinierët dhe administratorët e talentuar. Me perandorinë që tashmë i përket historisë shkuar, Brexit i ka dhënë fund çdo koncepti të një sipërmarrje të përbashkët përtej brigjeve britanike.

Në vend të kësaj, Skocisë i vendoset përpara një zgjedhje:nëse qëndron me Anglinë, ajo duhet të shkëputet nga Evropa. Votimi pro në referendum për tu larguar nga BE, ishte shumë i gabuar. Kërcënimi për të sfiduar ligjin ndërkombëtar në rrugën drejt një Brexit pa marrëveshje, rrezikon ta lërë Skocinë të izoluar në skajin e kontinentit evropian.

Historia na tregon gjithashtu për kontrastin e mprehtë mbi kulturën dhe temperamentin politik të nxjerrë në pah nga Covid-19. Performanca e të dy kombeve në frenimin e përhapjessë virusit nuk ka qenë aq e ndryshme; por stilet kanë qenë disa kilometra larg njëri-tjetrit. Qëndrimi i kujdesshëm dhe transparent i administratës së Partisë Kombëtare Skoceze të Nicola Sturgeon, kontraston me strategjinë e zgjedhur nga Downing Street.

Në këtë pikë – me zonjën Sturgeon që kërkon një përsëritje të referendumit për pavarësi të vitit2014, dhe sondazhet që tregojnë një shumicë të shtuar skocezëve në favor të pavarësisë – një qeveri e besueshme pro-unionit në Westminster do të deklaronte se asgjë nuk është e paracaktuar.

Anglia dhe Skocia janë pasuruar dyja nga partneriteti që kanë pasur. Historia është shkruar nga veprimi i njerëzve. Që një qeveri pas Brexit funksionojë, duhet të ketë një zgjidhje të re midis katër pjesëve përbërëse të unionit. Fuqia e rimarrë nga Brukseli duhet të shpërndahet në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar.

Por Johnson po ndjek kursin e kundërt. Publikisht ai e deklaron veten një ithtar të unionit; privatisht siç raportojnë zyrtarët e Whitehall, ai është dëgjuar ta përbuzë Skocinë si shumë të majtë”-dhe që shpenzon para të mbledhura nga taksapaguesit anglezë, për një sistem shumë të kushtueshëm të mirëqenies sociale.

Ky paragjykim, reflektohet edhe në ligjin që është paraqitur tani parlament për të krijuar një treg të përbashkët në Mbretërinë e Bashkuar. Përtej klauzolave ​​të diskutueshme, që do të hiqnin dorë nga disa dispozitat në marrëveshjen e daljes, për të mbajtur kufirin e hapur në Irlandë, qëllimi thelbësor i ligjit të ri është të shtrëngojë kontrollin e Anglisë mbi pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimet mbi normat e ushqimit dhe mjedisit, ligji i punës dhe standardet industriale, që deri tani ndaheshin me Brukselin, do ti përkasin tani vetëm Westminsterit. Kompetencat mbi shëndetin dhe arsimin mbaheshin nga parlamentet e Skocisë dhe Uellsit dhe Asambleja e Irlandës së Veriut, do të zbehen.

Westminster do të vendosë nëse do të anulojë apo jo rregullat e rritjes së kafshëve, që aktualisht ndalojnë importet e pulave nga SHBA. Sigurisht, një grup i përbashkët rregullash është i nevojshëm për të mundësuar funksionimin e lirshëm të tregut në Mbretërinë e Bashkuar.

Por nuk ka asnjë arsye pse kombeve të tjera të unionit, tu ndalohet e drejta e fjalës në negocimin e marrëveshjeve tregtare, vendosjen e standardeve, apo që normat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar të përjashtohen nga një lloj gjykimi kombëtar.

Jo, tani deputetët anglezë në Westminster do të vendosin se çfarë ha Skocia. Në fakt, ky projektligji– siç është denoncuar hapur nga qeveria pro-unionit në Uells, por edhe nga zonjaSturgeon – është një dhuratë për nacionalizmin skocez, dhe një provë se Skocia centristetashmë është një e burgosur e konservatorizmit të djathtë anglez.

Përgjigja e Johnson ndaj kritikave të kësaj qasjeje, që i përshtatet vetëm anglezë, është të këmbëngulë se ai thjesht do ta bllokojë pavarësinë. Edhe nëse, siç sugjerojnë sondazhet, nacionalistët skocezë fitojnë një mandat qeverisës në zgjedhjet skoceze të vitit të ardhshëm, ai do të parandalojë mbajtjen e një referendumi.

Nëse kjo dështon, ekziston edhe një plan B. Votuesve skocezë do tu thuhet sërish se mbështetja e tyre nga taksat e anglezëve, do të thotë që ata nuk mund ta përballojnë shkëputjen. Që të dyja qasjet u shërbejnë nacionalistëve:e para duke legjitimuar akuzën e SNP se Anglia po e katandis Skocinë në një shtet vasal; e dyta duke shfaqur një përbuzje të llogaritur për të aktivizuar nacionalistët.

Sigurisht, pavarësia do të sillte sfida të rënda ekonomike. Por nëse pati një leksion nga vota pro Brexit vitin 2016, ai ishte që identiteti kombëtar e tejkalon ekonominë. Cilido qoftë rezultati me këtë projektligj, Brexit ka dobësuar edhe lidhjet midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe.

Por tensionet në union fillojnë me ekuilibrin midis Westminster dhe Edinburgut. Ndarja mund të mos jetë diçka e paracaktuar, por askush nuk duket aq i vendosur sa Johnson që të detyrojë Skocinë të shkojë drejt pavarësisë. / Financial Times

Leave a Reply

Back to top button