Covid19

Britani e Madhe, numri më i lartë i viktimave në disa muaj

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numrin më të madh të përditshëm të vdekjeve që nga marsi, edhe pse Anglia ka hequr pothuajse të gjitha masat Covid, ka thënë qeveria e Uestminster.

96 persona të tjerë vdiqën brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv për Covid-19 që nga e marta; shifra më e lartë e raportuar ditore që nga 24 Marsi. Ajo e çon totalin në 128,823. Që nga ora 9 e mëngjesit, ka pasur edhe 46,558 raste të tjera të konfirmuara nga laboratori Covid-19, tregojnë shifrat zyrtare.

Shifrat e botuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se kanë qenë 154,000 vdekje të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ku Covid-19 ishte përmendur në çertifikatën e vdekjes.

Të dhënat e qeverisë deri më 19 korrik tregojnë se, nga 82,592,996 doza vaksinash kundër Covid të dhëna në Mbretërinë e Bashkuar, 46,349,709 ishin doza të para, një rritje prej 35,670 në krahasim me një ditë më parë. Rreth 36,243,287 ishin doza të dyta, një rritje prej 143,560.

Back to top button