Uncategorized

Bullgaria rimbyll baret teksa rastet me Covid-19 rriten

Bullgaria po mbyll klubet e natës dhe do të ndalojë spektatorët në evntet sportive për shkak të rritjes së fundit të rasteve të koronavirusit, konfirmoi të enjten zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë për CNN.

Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, duke filluar nga nesër, diskot e mbyllura, klubet e natës, baret dhe ambiente të tjera të ngjashme do të jenë të mbyllura për publikun, tha zyra e shtypit.

Festimet në grup në ambiente të mbyllura nuk lejohen me më shumë se 30 persona, përfshirë dasmat. Të gjitha ngjarjet sportive grupore dhe individuale të stërvitjes dhe natyrës konkurruese, për të gjitha grupmoshat, jashtë dhe brenda, do të mbahen pa audiencë, thuhet në urdhër. CNN  / bota.al

Leave a Reply

Back to top button