Your Life

“Çantën në krahë, pi kafe në lokal, kokrrën e qejfit”. A ka ndryshuar koncepti i familjes kohët e fundit?

Me siguri që shprehja në titull ju kujton historinë e “Shihemi në gjyq” të Vjollcës dhe Zenunit. Vjolla, e lodhur nga një martesë shumë vjeçare, nuk pranonte rikthimin me bashkëshortin e saj. Shkaku ishte Zenuni që i kishte besuar një shumë të madhe parash kushëririt të tij, i cili nuk ia kishte kthyer.

Krahas humorit që solli për publikun shqiptar figura e Vjollcës, të gjithë u përballëm me një problematikë shumë të madhe të hasur edhe në shumë çifte të tjera. Ajo kishte të drejtë për paratë e humbura, por nuk mund t’i jepet fundi një martese për diçka të tillë. Të dy mund të mundoheshin dhe të merrnin paratë e humbura. Mirëpo, si ka ndryshuar në kohë koncepti i martesës dhe familjes?

Familja është gjëja më e shtrenjtë në botë, qeliza e shoqërisë, pa të cilën ka vetëm regres dhe aspak progres. Por çfarë po ndodh me çiftet e sotme? Po dëgjojmë shumë lajme vrasjesh brenda çifteve me vite të tëra martese dhe divorcesh të papritura për shkaqë të kota. Mjafton të bëjmë krahasimin me brezin e gjyshërve tanë. Sa probleme kanë pasur? Kanë jetuar në një periudhë me mungesa ekstreme, me një numër më të madh fëmijësh se ç’kanë familjet aktuale dhe prapë kanë ditur t’ia dalin e ta mbyllin jetën bashkë.

Sot çiftet nuk përpiqen që problemet t’i zgjidhin të dy, me diskutime dhe mundime. Nuk ka asgjë që kalon vetë, në çdo kohë do të lindin probleme që kërkojnë zgjidhje, ama kjo nuk do të thotë që në çdo moment të ziheni dhe të ndaheni. Zënkat dhe divorci janë gjëja më e thjeshtë në botë, por mendoni pak vetëm për vitet që keni kaluar bashkë. A e meritoni një fund të tillë të dy?

Sot çiftet po rrëmbehen nga teknologjia dhe rehatia. Ka plot si Vjollca që vendosin para detyrimeve në familje, një kafe në lokal me shoqërinë, kur nuk duhet të jetë ashtu. Në një familje ka detyrime ndaj partnerit tjetër dhe duhet t’i bësh ato. Keni lidhur jetën bashkë.
Edhe mjaft patë për persona të tjerë. Edhe të shohësh persona më të bukur, është tradhëti. Respektoje atë që ke në krahë për gjithë sakrificat dhe çfarë ka investuar për ty.

Dua ta mbyll këtë artikull me një mesazh për të gjitha familjet: “Asnjë familje nuk është perfekte. Secila ka debatet dhe zënkat e veta. Ndonjëherë edhe mbahen mëri dhe nuk i flet personit tjetër për disa ditë. Por në fund të fundit, familja është familje. Brenda saj, dashuria nuk mbaron asnjëherë”.

Back to top button