Your Life

“Çdo gjë është e mundur, kur ke pranë personat e duhur që të mbështesin”

Këtë artikull ia dedikojmë shoqërisë, shoqërisë së vërtetë që na ndihmon aq shumë në përditshmërinë tonë qoftë në momentet e lumtura, qoftë në vështirësi. Në vijim ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta për miqtë e vërtetë.

“Çdo gjë është e mundur, kur ke pranë personat e duhur që të mbështesin”. – Misty Copeland

“Gjërat nuk janë asnjëherë shumë të frikshme, kur ke pranë një mik të mirë”. – Bill Watterson

“Një mik i vërtetë është dikush që qëndron në jetën tënde, edhe kur gjithë të tjerët largohen”. – Walter Winchell

“Shoqëria është i vetmi beton që e mban botën të bashkuar”. – Woodrow Wilson

“Nuk ka asgjë më të mirë se sa një mik i mirë, përveç rasteve kur ai mik të qeras edhe me cokollata”. – Linda Grayson

“Çdo mik i ri është fillimi i një aventure të re, fillimi i kujtimeve më të bukura”. – Patrick Lindsay

“Një mik është dikush që të ndihmon kur ndihesh keq, ose kur nuk munden të të ndihmojnë, qëndrojnë pranë teje dhe të dëgjojnë”. – Winnie the Pooh

“Miqtë e vërtetë janë ata që i telefonon në 4 të mëngjesit pa ndrojtje”. – Marlene Dietrich

“Shoqëritë midis femrave, siç mund ta thotë çdo femër, janë të ndërtuara nga qindra akte mirësie të vogla”. – Michelle Obama

“Miqtë e mirë janë ata persona që na pyesin si jemi dhe presin me kureshtje të dëgjojnë përgjigjen tonë”. – Ed Cunningham

Back to top button